Seldi & Sinani kalojnë ditë të nxehta në Australi

Dec 30, 2012 | 11:25
SHPËRNDAJE

Dyshja e njohur e këngëtarëve Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu vazhdojnë axhendën e koncerteve edhe përtej oqeanit. Më datë 21 dhjetor, kur ishte paralajmëruar dhe fundi i botës, dy këngëtarët e njohur kanë qenë pikërisht në Australi, në një nga kontinentet ku ndër të parat zbardh ditë e re. Nga atje ata kanë sinjalizuar se 21 dhjetori kishte ardhur dhe atje ishte çdo gjë në rregull, pra me një fjalë kanë qetësuar dhe fansat e tyre, duke thënë se atje dita agoi dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur. Ndërkohë vizita dhe qëndrimi i tyre në Australi ka qenë shumë i bujshëm për shkak se përveçse kanë pushuar, Seldi, Sinani dhe Cekja i Beratit kanë mbajtur disa koncerte nga ku janë kthyer duarplot me shuma të majme pagesash për mbrëmjet muzikore, të cilat i kishin planifikuar në kontinentin e largët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura