Vinicius-Rodrigo, dyshja e “dashnorëve” të Ligës së Kampioneve

May 2, 2024 | 13:25
SHPËRNDAJE

Bajerni i Mynihut është bërë skuadra e fundit që ka parë sesi transformohen Vinicius dhe Rodrigo kur Liga e Kampionëve hyn në fazën e saj vendimtare.fhgjj

Dy lojtarë që po rezultojnë thelbësorë për Madridin në kompeticionin më të rëndësishëm evropian këtë sezon. Ata e treguan veten në çerekfinale kundër Sitit, ku Vinicius ishte lojtari që bëri diferencën me tre asiste dhe Rodrigo që shënoi si në ndeshjen e parë ashtu edhe në atë të dytë. Dy brazilianët kanë përsëritur veten kundër Bajernit, me Vinin që festoi dy gola dhe Rodrigo që i dhuroi një penallti. Dy gola, një “asist” që vlejnë një barazim 2-2 dhe kthim në Madrid pa humbje.

Që nga ardhja e Rodrigos në Madrid në sezonin 2019-2020, ata nuk kanë pasur asnjë ndikim në tabelën e rezultateve vetëm në një barazim (kundër Çelsit në gjysmëfinale në sezonin 2020-2021) nga 13 që kanë luajtur ndërkohë që tashmë janë bashkë në ekipin e bardhë. Që nga ai moment, duke llogaritur vetëm ndeshjet kualifikuese, Rodrigo ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asistime. Nga ana e tij, Vinicius, atëherë kur ndeshjet marrin rëndësi të veçantë ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 12 asistime. Çifti Vinicius-Rodrigo i ka dhënë Realit të Madridit 17 gola dhe 14 asistime në 13 ndeshje kualifikuese në Champions që nga sezoni 2019-2020.

FIRMËTARËT E TË 14-ës – Vinicius kurorëzonte paraqitjen e tij të shkëlqyer në kualifikueset e Champions League, duke shënuar golin në finalen e Parisit kundër Liverpulit që i dha Madridit të katërmbëdhjetën. Më parë, ai dha asistime kundër PSG-së dhe Çelsit dhe shënoi kundër Sitit në “Etihad” në ndeshjen e parë të humbur 4-3. Rodrigo ishte protagonisti i dy prej përmbysjeve të denja për histori: goli i tij kundër Çelsit dhe dygolëshi kundër Sitit janë shkruar me germa të arta.

SITI DHE BAJERNI – Vinicius dhe Rodrigo janë kthyer sërish vendimtarë në këtë sezon kur Liga e Kampionëve po bëhet serioze. Pa folur për Sitin, Vinicius shënoi golin kundër Lajpcigut në ndeshjen e kthimit që shmangu një problem për Madridin në një çift që u ndërlikua. Më pas mbërriti Siti dhe dyshja braziliane shkëlqeu për të rrëzuar kampionët në fuqi: tre asistime nga Vinicius dhe dy gola nga Rodrigo. Në gjysmëfinale ndaj Bajernit, Vinicius bëri një hap përpara me një dygolësh që i jep mundësi Realit ta luajë biletën e finales në shtëpinë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura