Sekui: Vetësakrifikimi është gjithmonë një tragjedi

Nov 3, 2012 | 10:15
SHPËRNDAJE

SHKODER- Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, nga qyteti i Shkodrës ka shprehur dje ngushëllimet për humbjen e jetës së ish-të dënuarit politik, Lirak Bejko. Në një njoftim për mediat, ambasadori Sekui e ka ndjekur nga afër të gjithë grevën e ish-të burgosurve politikë dhe se ka vizituar në spital të vetëflijuarit, për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore.

“BE-ja u bëri thirrje palëve që të mos shfrytëzonin këtë situatë të dhimbshme njerëzore për qëllime politike, u njoh me ekzistencën e një plani kompensimi të përfshirë në ligjin e vitit 2007 dhe bëri thirrje për dialog për të trajtuar rastet individuale, të cilat ky plan nuk i zgjidh. Ne të gjithë përdorëm këto fjalë që janë kyç për Bashkimin Europian: zbatim dhe dialog. Unë besoj se vetësakrifikimi është gjithmonë një tragjedi. Kam bërë thirrje dhe deklarata nëpërmjet mediave për të ndaluar vetësakrifikimin. Kam mbështetur iniciativën e Presidentit, i cili u takua me përfaqësues të grevistëve të urisë. Shpreh ndjenjat e thella të simpatisë njerëzore, hidhërimit dhe keqardhjes për humbjen e të ndjerit Lirak Bejko. Mendimet e mia janë me familjen e të ndjerit”, thuhet në reagimin e ambasadorit Sekui.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura