Sekuestrohet makina superluksoze e këngëtares shqiptare, ishte e vjedhur. Si tentoi ajo ta kalonte në doganë “pa rënë në sy”

Oct 29, 2019 | 15:21
SHPËRNDAJE

Nuk kanë të ndalur problemet me makinën superluksoze të Morena Tarakut.

Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, të cilën këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re, duke i ikur pagesës së doganës, është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se në Policinë gjermane por edhe në INTERPOL, kjo veturë është raportuar si e vjedhur.morena-taraku-2-600x360 (1)

Policia e Kosovës e ka marrë këtë informacion dhe ata e kanë lokalizuar veturën dhe tanimë është duke ndodhur sekuestrimi i saj.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

vetura-1-logo-1-504x600 vetura-22222 logoo-kryesore-810x600 - Copy 74481241_2293337110791869_3763315473639276544_n-1 - Copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura