Sekretarja e PD reagon për ndërhyrjen te ‘Prestige Resort’: Akt terrorist ndaj biznesit privat dhe fjalës së lirë. Kryeministri ka zgjedhur atë që bëhej në monizëm

Dec 1, 2022 | 11:13
SHPËRNDAJE

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj ka qenë e pranishme këtë të enjte në ambientet e Prestige Resort ku policia dhe qeveria ka mësyrë për të një sulm të dytë hakmarrjeje ndaj vijës editoriale të mediave në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Hysaj u shpreh se kjo është një akt terrorist ndaj biznesit privat dhe ndaj fjalës së lirë.

“PD dënon qartazi këtë akt i cili prevalon me një akt terrorist ndaj biznesit privat dhe fjalës së lirë.

Tani ka nisur të censurojë e cojë për rieduikim median shqiptare.

Në momentin kur fjala e lirë prevalon mbi mashtrimet, kryeministri ka zgjedhur atë që bëhej në monizëm shpalljen e fletërrufeve në bashki që janë inekzistente dhe mos njohjen e procedurave ligjore.

Sot në këtë resort ajo që dje ishte krenari e kryeministrit për ardhjen e afganëve, kryeministri për një kohë të gjatë vijon të thotë që turizmi është një nga industritë më të rëndësishme kur tentohet t’i mbyllet goja bizneit na thoni kush do jetë e ardhmja e atyre bizneseve të vogla që po mbyllen dita ditës e atyre shqiptarëve që po ikin dita ditës me gomone?

Kur në 2017 vetë Dallëndyshe Bici ka deklaruar që ky resort është me leje ndërtimi sot po e njëjta zonjë nga IKMT firmos për ardhjen e forcave e shembjen e resortit.

Vetëm në Korenë e Veriut censurohesh për fjalën e lirë.

PD i bën thirrje cdo shqiptari të jenë pranë të vërtetës e pranë cdo padrejtësie që bëhet. Nuk është momenti për të ikur, por për të qendruar të gjithë bashkë.

Afera se inceneratorët apo Porti i Durrësit, sot prishim një biznes e ata që firmosin për ta ndërtuar sot firmosin për ta prishur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura