Sekretari personal i Enver Hoxhës: Si zbardhnim në letër gjestet e tij

Aug 20, 2012 | 14:32
SHPËRNDAJE
Vahid Lama gjatë punës në paradhomën e Enverit

Një ditë e zakonshme pune në kabinetin e Enverit. Haxhi Kroi njeh vartësit me axhendën ditore. Ata rendin të sistemojnë materialet e kërkuara. Njëri përgatit letrën për babain e një dëshmori me emrin e diktatorit. Një tjetër u jep dorën e fundit konkluzioneve që ai do parashtrojë në mbledhjen e Plenumit. Në mesditë, mbledhja e Byrosë Politike. Haxhi Kroi aty bëhet më kërkues. Duhen zbardhur në letër shprehjet e Enverit një për një. Duhen deshifruar me kujdes gjestet e tij. Shumë herë, udhëheqësi, thoshte shpesh Kroi, flet më qartë me gjeste se me fjalë. Ndihmësit duhet ta deshifrojnë aty për aty ç’do të thotë kur i bie tavolinës me grusht, kur kruan kokën me siklet, kur prek i nervozuar pjesën fundore të bërryli. Natyrisht, axhenda ditore në zyrën e Enverit, përshkruar nga ndihmësi që ka punuar pranë tij nga 2 janari i vitit 1969 deri 27 tetor 1981, ka qenë shumë herë më komplekse dhe e gjerë se kaq. Sidoqoftë, Lama, siç shprehet ai në dorëshkrimin e kujtimeve, pa pretenduar të bëjë biografinë e Hoxhës, është munduar të koleksionojë në formë refleksionesh një panoramë të ngjarjeve e momenteve më të rëndësishme nga dinamika e ditëve kur ka qenë pjesë e zyrës së kreut të regjimit. Në mungesë të shënimeve të mbajtura gjatë punës në aparatin e KQ, të cilat ia sekuestroi hetuesia menjëherë pas arrestimit, sekretari i Enverit u referohet “skedave” të kujtesës, të cilat nuk e tradhtuan asnjëherë… a.imaj

(vijon nga numri i kaluar)

Pa qërohuni andej, ti me gjithë atë tjetrin! Për herë të parë dëgjoja Enverin të fliste në një mënyrë të tillë. Aty për aty m’u kujtua porosia e shefit, që më pati thënë se një pjesë e paraardhësve e kishin ngrënë ngaqë nuk ishin përshtatur me “tabiatet” e tij. Një moment u pushtova nga një gjendje limontie. Më zhgënjyen jashtë mase ato fjalë përçmuese që shqiptoi “goja e ëmbël e Enverit tonë të dashur”, që ishte mërzitur pa shkak…

POROSI TË BUKUR PASKA DHËNË HAXHIU!

Sa herë që Haxhi Kroi ishte sëmurë dhe nuk dilte në punë, më telefononte dhe më porosiste të njoftoja një punonjës të Sektorit të Jashtëm të Komitetit Qendror, i cili do ta zëvendësonte, sepse, sikurse më thoshte, ai kishte punuar dikur te Enveri dhe ky i fundit ishte mësuar me të. Sido që ky qëndrim ishte një përçmim ndaj meje, prapë nuk më vinte keq, ngaqë nuk e kisha fort të këndshme të punoja në paradhomën e Hoxhës. Kisha dëgjuar që një zotëri, i cili punonte aty para meje, në një rast, i kishte thënë Ramiz Alisë me të cilin njihej nga afër: “Më ndihmo të mos rri më në paradhomën e shokut Enver. Aty më luan tepeleku i kokës”!…

(Rrefimin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura