Sekretari britanik i Drejtësisë godet sërish: Ç’ndodh me Shqipërinë në BE

Apr 30, 2016 | 11:09
SHPËRNDAJE

Sekretari britanik i Drejtësisë, Majkëll Gov vazhdon replikat në distancë me kryeministrin Rama. Në një shkrim të “Daily Mail” ai ka tërhequr në një farë mënyrë deklaratat e mëparshme, kur thoshte se Britania mund të frymëzohet nga Shqipëria për të mbijetuar pa BE-në.

GoveNë shkrimin e sotëm kalon në ekstremin tjetër. “Mendoni keq për BE-në? Prisni sa të anëtarësohet Shqipëria”, shkruan titulli i artikullit kundër integrimit të Shqipërisë.

“Zgjerimi i BE-së do të hapë kufijtë tanë të 88 milionë njerëz nga vendet më të varfra të Evropës. Opsioni shqiptar! Kjo tingëllon si një roman i John le Carre.

Imagjinoni një histori me intriga politike, shuma të mëdha parash që kanë humbur rrugën, dhe që kanë të bëjnë me kriminalitet të dyfishtë.

Për opsionin shqiptar nuk është se do lexoni një roman me fantazi, por është një fakt diplomatik. Shqipëria është në rrugën për të hyrë në Bashkimin Evropian, së bashku me katër vende të tjera, Maqedoni, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia”, shkruan Michael Gove.

“Grupi tashmë prej 28 vendesh do të jetë i përbërë me 33 vende dhe kjo gjë nuk do të jetë gjë tjetër veçse një turmë.

Dhe Britania nuk është thjesht duke e mbështetur këtë lëvizje. Ne jemi duke paguar për të. Çdo javë ne kemi dërguar në 350 milionë euro në BE.

Dhe tani miliona taksat tuaja të fituara me vështirësi janë duke u drejtuar këtyre pesë vendeve anëtare të ardhshëm. Në vitin 2020 Mbretëria e Bashkuar do të paguajë gati 2 miliardë euro për të ndihmuar këto vende të përgatiten për anëtarësim në BE. Kjo bujari do të jetë dhuratë jonë më e madhe në Shqipëri”, vazhdon Sekretari britanik i Drejtësisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura