Sekretari amerikan i Shtetit telefonon Ramën, pas fitores në zgjedhje i kujton 3 ‘detyrimet’ që ka PS

Aug 9, 2017 | 16:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka marre sot një telefonatë nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, i cili e ka uruar Kryeministrin për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas njoftimit për mediat, bëhet me dije se Sekretari amerikan i ka shprehur Ramës bindjen se mandati i fortë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.

rama

 

Njoftimi i Kryeministrisë:

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot një telefonatë nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Sekretari Tillerson e ka uruar Kryeministrin për fitoren kuptimplotë në zgjedhje. Ai ka shprehur bindjen se mandati i fortë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partinë Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.  

Duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendëspresidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon.  

Kryeministri Rama e ka falenderuar bashkëbiseduesin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosove – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë.  

Në pjesën e fundit biseda është shtrire tek roli i Shqipërisë në NATO, kontributi i saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku Sekretari Tillerson është shprehur me konsideratat më të larta. Ndërsa Kryeministri Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA në sektorin e energjisë dhe posaçërisht të naftës e të gazit, çka është pritur me shumë interes nga bashkëbiseduesi.  

Biseda telefonike mes të dyve ka zgjatur më shumë se njëzetë minuta.​ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura