“Secili të ketë një fytyrë të pastër”/ Apeli i ambasadores Yuri Kim: Nëse shihni një problem duhet ta ndreqni. Bukurinë e Shqipërisë e prish…

Sep 17, 2020 | 14:38
SHPËRNDAJE

Nga Saranda ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim bëri apel që të mbahet sa më pastër mjedisi. Teksa mori pjesë në aksionin për pastrimin e sipërfaqes së nëndetit në Sarandë, diplomatja amerikane tha se e gjitha bukuria e Shqipërisë prishet nga mbeturinat.

 

 

Sipas saj, të gjitha qytetarët kanë përgjegjësinë që të mbajnë pastër ambientin.

“Para së gjithash jam shumë e lumtur që rikthehem në Sarandë. Kam qene këtu rreth dy apo tre muaj më parë dhe është kënaqësi që rikthehem. Erdha ta vëzhgoja këtë aktivitet sepse them që është shumë e rëndësishme për tri arsye, sepse për mua kjo ka të bëjë me demokracinë, dinjitetin dhe bizneset. Një nga gjërat që vërej sa herë udhëtoj rreth e qark Shqipërisë është që është shumë e bukur.

Plazhet, malet gjithë vendet historike, vende të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore, historike të Uneskos, janë të gjitha shumë të bukura. Por kjo bukuri shqetësohet nga mbeturinat, nga plehrat. Dhe mbeturina të cilat mund t’i shikosh anë e mbanë vendit, mund t’i shikosh edhe nën ujë është njësoj sikur të ishe pis në fytyrë. Sa herë hedh përdhe plehëra në vendin tënd është njësoj  sikur të hedhësh plehëra në fytyrën tënde. Për këtë arsye mendoj se është e rëndësishme për dinjitetin e gjithsecilit që të ketë një fytyrë të pastër

. Jam shumë e kënaqur që ky grup personash  që përfaqësojnë shqiptarët e zakonshëm, shqiptarët të cilët punojnë nëpër punëra të ndryshme, vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit ata vërejtën të njëjtin problem nuk kanë vendosur thjesht të ankohen  por vendosën që të ndërmarrin veprime. Dhe kjo ka lidhje me atë që u shpreha pak më herët, me dinjitetin, me demokracinë dhe me aktivizmin qytetar. Dhe mendoj pika e fundit ka lidhje me bizneset sepse kur t’i pastron gjithçka njerëzit do duan të vinë në Shqipëri, do duan të kthehen në Sarandë. Kështu që sa herë pastrohet në këtë mënyrë, sa herë që qytetarët bëhen bashkë për të bërë një pastrim të tillë nuk është thjesht diçka që ka të bëjë me të bërit një veprim të mirë por është diçka e mençur. Dhe mendoj që është, shumë e rëndësishme që më shumë qytetarë të përfshihen sepse ju keni fuqinë gjithashtu keni edhe përgjegjësinë që nëse shihni një problem thjesht ndreqeni”, tha ambasadorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura