Seanca gjyqësore ndaj Alqi Bllakos me dyer të mbyllura, ja kur pritet të japë vendimin Apeli i GJKKO-së sot

Nov 24, 2022 | 9:50
SHPËRNDAJE

Këtë të enjte të 24 nëntorit, Apeli i GJKKO-së do të vendosë nëse do t’i vihet tjetër masë sigurie ish-deputetit të PS dhe njëherësh ish-funksionarit të lartë shtetëror Alqi Bllako.

alqi-bllako

Panorama mëson se seanca gjyqësore është zhvilluar mëngjesin e të enjtes, në orën 8 e 30 me dyer të mbyllura.
Por Gjykata e ka shtyrë dhënien e vendimit për në mesditë. Në orën 12:00 pritet që togat e zeza të thonë nëse ish deputetit do i shtohet dhe një tjetër masë sigurie.

Prokuroria kërkoi që Bllako, i rikthyer në qeli, të vihet nën masën e arrestit tjetër me burg për shkak të përfshirjes në aferat e inceneratorit të Elbasanit, por Gjykata e Shkallës së Parë, GJKKO nuk e ka pranuar. Për pasojë, SPAK-u e ka apeluar këtë vendim.

Ndërkohë, po ditën e djeshme, mbrojtësit ligjorë të të gjithë të akuzuarve për aferat e inceneratorëve kanë sjellë të dhënat e tyre që i kundërvihen akuzës për klientët e tyre, ca të arrestuar, por ka nga ata që janë edhe në kërkim. Pavarësisht se ata nuk pranojnë që klientët e tyre të kenë kryer evazion fiskal, ata janë dakord që ndaj tyre të aplikohet gjykimi i shkurtuar.

LEXO EDHE

“Ka email-e komprometuese me Klodian Zoton”/ SPAK e GJKKO përplasen për Alqi Bllakon, kërkohet arrest i ri për “Elbasanin”. Sot vendos Apeli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura