“Së shpejti presim hapa të rëndësishëm”- Zoran Zaev, optimist për çeljen e negociatave këtë vit

Oct 23, 2020 | 16:13
SHPËRNDAJE

Nuk do të ketë marrëveshje të re për çështjet e hapura me Bullgarinë, sepse edhe nëse dëshirojmë nuk mund të bëjmë marrëveshje më të mirë se ajo që e kemi.

zaev

Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, pas takimit online që ai bashkë me zëvendëskryeministrin për euro integrime Nikolla Dimitrov dhe ministrin e punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e zhvilluan me përfaqësuesit e lartë të BE-së.

Zaev shtoi se të dy palët do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të arritur zgjidhje deri para mbajtjes së takimit të parë ndërqeveritare, me çka shënohet edhe hapja zyrtare e negociatave me BE-në.

“Fuqishëm edhe unë personalisht jam i fokusuar, që të gjitha kapacitetet tona që i kemi për tu gjetur zgjidhje e këtillë e cila kuptohet se do ti japë mbështetje atmosferës së mirë të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet me përfundimin e këtij viti, ndërsa kjo është gjatë kryesimit nga ana e Gjermanisë”, deklaroi Zaev.

Megjithatë Zaev shtoi se nuk e përjashton mundësinë që Bullgaria të vendos veto dhe konferenca e parë ndërqeveritare të mos mbahet deri më dhjetor. Por nënvizoi se përfaqësuesit më të lartë të BE-së, në takimin e sotëm i kanë dhënë mbështetje maksimale vendit tonë në përkushtimin e vendosjes së standardeve në të gjitha sferat.

“Porositëm se rruga jonë drejt BE-së nuk ka alternativë dhe presim që së shpejti ti bëjmë hapat e ardhshëm për secilin kapitull të hapur për kualitetin evropian të jetesës për të gjithë qytetarët tonë. Të gjithë bashkëbiseduesit tonë sot, miqtë tonë, përfaqësuesit e institucioneve më të larta të BE-së dhanë mbështetje të fuqishme për përkushtimin tonë për realizimin e standardeve evropiane në të gjitha sferat”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat Osmani dhe Dimitrov, në prag të Samitit të Sofjes, në kuadër të procesit të Berlinit kanë zhvilluar takim online me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl MIshell, Përfaqësuesin e lartë të KE-së, Zhosef Borel, me euro-komisarin për fqinjësi të mirë dhe zgjerim Oliver Varhei dhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Dejvid Sasoli./ alsat m

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura