“S’dua ta përdor, do ishte e rëndë fjala”- Ahmetaj i përgjigjet akuzave të Tabakut: Prapë historia ‘do Zoti marrim pushtetin mbi fatkeqësitë’? Nuk ndodh!

May 12, 2022 | 11:55
SHPËRNDAJE

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të deputetes së PD-së, Jorida Tabaku në Kuvend, kur tha se rritja e çmimeve është ndikuar edhe nga probleme të tregut të brendshëm shqiptar.

Të thuash që çmimet janë rritur për arsye të tregut të brendshëm në mirëkuptim politik do e quaja të qëllimshme profesionalisht. Do e quaj s’dua ta përdor fjalën, do ishte e rëndë fjala, por po që quaj politikisht të qëllimshme”, tha Ahmetaj.

Sipas analizave rajonale, të vendit dhe botërore theksoi Ahmetaj tregojnë se rritja e çmimeve është për shkak të krizës energjitike dhe pushtimit rus në Ukrainë.

“E kemi sjellë me fakte e shifra. Çfarë janë dy ndërhyrjet që ka bërë qeveria me grupet për transparencën e cimeve? Ç’mund të bëjë një qeveri më shumë për transparencën e çmimeve? Sa efektive është? Shumë, shikoni nivelin e inflacionit”.

Duke iu përgjigjur akuzave për inflacionin, Ahmetaj sqaroi pse qeveria nuk bën dot biznes me të ardhurat që vijnë nga rritja momentale e çmimeve.

“Të thuash se shteti bën biznes me senjorazhin, e ardhura shtesë që vjen momentalisht nga rritja e çmimeve, se inflacioni rëndon godet konsumin. Shteti nuk bën dot biznes me rritjen apo buxhetin, është Alfa e gjësë, është të shtrembërosh, po ja vë qëllimshmërisë, jo padijes.

Nëse ka dy lekë të ardhura më shumë janë shpërndarë, një tek energjia. I bëni llogaritë mbrapsht i keni bërë gjithë kohës mbrapsht. Janë shpërndarë në paketën sociale, do shpërndahen prapë në paketën sociale, te energjia 200 milionë.

Ne kemi ndërhyrë aty ku çmimet janë rritur, te shporta. Kemi ndihmuar e sektorë, u bënë tre herë, pa mendojeni, tërmeti po shkon mbi 1.1 miliardë injektimi.
Kur inflacioni godet konsumin asnjë nga ju s’duhet të gëzohet për një spirale të mundshme negative ekonomike. Prapë ajo historia që do Zoti marrim pushtetin mbi fatkeqësitë? Nuk ndodh!”, tha Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura