“Në burg pritet të shkojë…”- Tabaku replika me Ibrahimajn: Je bërë ministre pa provuar asnjë shkallë të administratës

May 12, 2022 | 11:48
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka replikuar me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila mbrojti projektet me PPP të qeverisë shqiptare.

Sipas Tabakut, nuk është turp të bësh PPP, por të shkosh në burg për PPP, duke sjellë në vëmendje personat të cilët janë në burg për aferën e inceneratorëve.

Sipas Tabakut, sulmet ndaj SPAK bëhen pikërisht për këtë arsye qe drejtesia te mos shkoje tek zyrtaret e larte qe jane ulur sot ne qeveri.

“Me lehtësinë e papërballueshme të arrogancës që ka ministrja, që ka ardhur direkt dhe nuk ka provuar asnjë shkallë në administrate publike vjen dhe me akuzon mua për gënjeshtra. Në fakt  nuk është trup të bësh PPP. Por turp është të shkosh në burg  për PPP si ata ë dy që kanë shkuar për inceneratorët dhe si ai tjetri që pritet të shkojë për sterilizimin dhe Check Up, prandaj i bëhen këto sulme SPAK-ut. Prandaj janë sulmet që mos shkojë steka më lart dhe të mbetet aty, mos merren me këta që janë ulur në qeveri.

Më herët, ministrja e Financave u shpreh se “nuk është trup të bësh PPP”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura