Sapo u kthye nga emigrimi aksidentohet me motor 22-vjeçari, familja apelon për ndihmë: Operacioni duhet të bëhet në Turqi brenda dhjetorit 2019

Dec 14, 2019 | 17:24
SHPËRNDAJE

Në fshatin Cestije në Bashkinë e Belshit jeton familja Fejzullau. Djalit të tyre Martint i ka ndodhur një aksident mjaft i rëndë në moshën më të bukur të jetës. Martini sapo është kthyer nga emigrimi pak vite më parë, ndërsa po qarkullonte me motor në fshatin e tij është aksidentuar. 

martin

 

Kjo fatkeqësi i  ka ndodhur sapo kishte nisur jetën plot me ëndrra të bukura për të ardhmen e tij. Martin Fejzullau 22 vjec tregon me detaje të imtësishme jetën në emigracion, kthimin pranë familjes dhe ditën kur i ndodhi aksidenti fatal që për pak nuk i kushtoi edhe me humbjen e jetës.

Por 22 vjecari, edhe pse ka kaluar ditë mjaft të vështira që nga koha kur u aksidentua dhe pasojat për shëndetin e tij ishin mjaft të rënda, jo vetëm që nuk u dorëzua përballë vuajtjeve, por as që nuk e jep kurrë veten. 22 vjecari shpreson se e keqja do të  kalojë dhe se do jetë e afërt dita kur ai do shërohet.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se Martini beson shumë se do të mund t’i rikthehet jetës normale e se një ditë do të  ngrihet sërish në këmbë. Ai madje shpreson se do t’i rikthehet edhe punës si dikur, para se ti ndodhte aksidenti.

Por  gjendja e tij ende është e rënde dhe familja e tij e ka të pamundur që  Martinin 22 vjeç ta dërgojë sistematikisht për kontrolle në Spitalin e Traumës për   të marrë mjekimin e duhur. Kjo edhe vetëm për faktin se ai ende pas ndërhyrjeve të vazhdueshme kirurgjikale gjatë 16 muajve të qëndrimit në spital, vazhdon të  dergjet në shtrat, por sepse i kanë shteruar të gjitha burimet financiare  për të përballuar më tej shpenzimet.

Martini aktualisht mund të lëvizë për në spital mjaft rrallë në mënyrë të detyruar vetëm me karrocë me rrota dhe me automjet privat, sepse autoambulanca e spitalit bashkiak të Belshit është e pamundur t’i vihet në dispozicion, për shkak të  rregullave që janë përcaktuar nga shteti dhe që nuk garantojnë shërbim ndaj qytetarëve për raste të kësaj natyre specifike, qoftë edhe kundrejt pagesës ekstra me faturë.

Kështu që në pamundësi për të përballuar vizitën, kontrollin dhe transportin për në  spitalin privat, familja Fejzullau detyrohet të gjejë zgjidhje, por jo atë që duhet, sepse nuk mundet. Prindërit e 22-vjeçarit  tregojnë  se kur është vizituar kohë më parë  dhe së  fundit, mjekët  i kanë thënë se dëmtimet e tij mund të shërohen me ndërhyrje të specializuar, por kjo mundësohet vetëm në një klinikë në Turqi.

Por familja Fejzullau nuk ka më asnjë mundësi financiare që ta dërgojnë djalin  për kontrolle mjekësore e jo më që ta kurojnë. Fatura paraprake sipas mjekëve  shkon në rreth 52 000 euro dhe ndërhyrja duhet të kryhet gjatë Dhjetorit 2019.

Të ndodhur para kësaj alternative  familja e 22 vjeçarit po kërkon ndihmën financiare të gjithkujt që të mundësojnë shpëtimin e jetës së Martinit. Mjekët që e kanë trajtuar pas aksidentit kanë  konstatuar se ai ka mbërritur në urgjencë  pas një politraume, hemopnx, fracture sternuni, fracture compressive e Th 5-9, që i kanë shkaktuar paraplegjia inferior ASIA-A.

Pavarësisht ndërhyrjeve të specializuara dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të  treguar nga Spitali i Traumës në  kryeqytet, gjendja e 22-vjecarit Martin Fejzullau mbetet e rënduar. Apeli i të gjithëve për ndihmë nuk rresht nga mëngjesi deri në  darkë. I ati, e ë ma, e motra dhe të  gjithë  të  afërmit e tij shpresojnë  se thirrjes së  tyre për ndihmë për ta mundësuar financiarisht operacionin e Martinit të paralizuar në shtrat do t’i përgjigjen të gjithë.

Martini e kishte menduar ndryshe rininë. Por fati nuk ishte i drejtë me të. Ai i ishte përveshur punës dhe ëndërronte të bëhej dikushi me punë të ndershme dhe t’i ndihmonte të tjerët. Por, tashmë dergjet në krevat dhe po kërkon ndihmë për vete. Pranë tij qëndron karroca me rrota  dhe ilaçet që  i  mbushin përditshmërinë e tij. Pranë i qëndrojnë krahas tyre edhe prindërit dhe e motra, që nuk ju thahen lotët nga sytë. Po as Martini, as ata nuk dorëzohen në asnjë çast. Të  gjithë  shpresojnë./ BW

1 2 6 3 4 5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura