Samsung zgjedh Rita Orën për të reklamuar Galaxy S6 dhe S6 Edge (VIDEO)

Apr 13, 2015 | 23:17
SHPËRNDAJE

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, është bërë pjesë e reklamës që Samsung ka zgjedhur të bëjë për dy telefonat inteligjent të hedhur së fundmi në treg, si Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. Video e publikuar në “Youtube” zgjat rreth 1 minutë dhe në vetëm tri ditë ka marrë rreth 130 mijë klikime.

Rita Ora

Spoti i quajtur “Anticipation,” është krijuar nga agjencia e reklamave 72andSunny dhe mban frazën “E ardhmja është tani”. Si audio është përdorur kënga “I’m Alive,” e është regjistruar fillimisht nga Tommy James dhe Shondells në vitin 1960.

Këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet në dy fragmente të shkurtra të videos, duke kënduar dhe me produktin e ri në duar. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura