“Salillari s’di ku t’i çojë paratë”- Berisha: Kam kohë që hetoj, më rezulton se tenderat fitohen me 99% të fondit limit

Jun 30, 2022 | 16:26
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha atakoi me tone të ashpra në Kuvend, aktin ligjor të propozuar nga qeveria për kompensimin e rritjes së çmimeve për produktet e kompanive që kryejnë punë publike.

Në fjalën e tij Berisha tha se nga hetimet që ai ka kryer, rezulton se tenderat fitues janë me 99% të fondit limit, pasi aty brenda përfshihen dhe rryshfeti që marrin anëtarët e kabinetit Rama.

Berisha risolli në vëmendje tenderin e marrë nga kompania Salillari për mirëmbajtjen e rrugëve të jugut, si dhe tenderin për rrugët e Korçës të fituar nga kompania e vëllait të shefit të Gardës, të dyja të fituara me 99% të fondit limit.

“Kam kohë që hetoj dhe çfarë më rezulton. Tendera me 99% e fondit limit që nuk ndodhte kurrë. Janë paratë që kompania i paguan zyrtarëve. U thonë do të të japë 99% të shumës së fondit limit dhe do më japësh kaq përqind.

A e dini ju që ndërtuesi i vilës së Ikonomit dhe Ramës në Jalë fitoi tenderin me 99% të fondit limit, është vëllai i komandantit të gardës. Fitoi tenderin për rrugët e Korçës.

Po s’është vetëm ky, po Salillari që s’di ku t’i çojë paratë edhe ai me 99% të fiondit limit pa çka se shembi rrugën e Borshit.

S’ka rëndësi se me 99% dalin paratë”, tha Berisha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura