Sa ushtarë rusë humbën jetën në Ukrainë? BBC zbulon varrezat dhe nxjerr shifrat

May 31, 2022 | 17:40
SHPËRNDAJE

Së fundmi është përpiluar një listë me emrat e 3052 ushtarëve rusë që janë vrarë në luftën e Ukrainës. Lista është pjesë e hetimeve në vazhdim për numrin dhe natyrën e humbjeve të ushtarëve rusë dhe bazohet në burime të hapura, si dhe në biseda me familjet e të vrarëve.271b732e-1945-4605-89ce-1b7a8b78c985

BBC ka zbuluar varre në 11 vende të vendosura në pjesë të ndryshme të Rusisë. Jo të gjithë u shënuan si ushtarë që vdiqën duke luftuar në Ukrainë, por fotografitë e tyre me uniformë, si dhe kurora me shirita me mbishkrimin ‘Nga Ministria e Mbrojtjes’ janë tregues së ata janë vrarë nga lufta në Ukrainë.

Ekziston një trend i vazhdueshëm i një përqindjeje të lartë të oficerëve në mesin e të vrarëve, gati rreth 20%.

Gjetjet përputhen me pretendimet e bëra nga shërbimet e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët deklaruan këtë javë se Rusia ka humbur një pjesë të madhe të oficerëve, midis tyre edhe të rinj. Shifrat më të fundit të viktimave të Rusisë, të publikuara nga Moska më 25 mars, thonë se 1,351 ushtarë të vrarë deri më tani nga konflikti në Ukrainë.

Ndërkohë, inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se, deri në fund të majit, Rusia kishte humbur rreth 15 mijë ushtarë, ndërsa Ukraina thekson se shifra e humbjeve të ushtarëve rusë është 30 mijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura