Ruçi e përjashtoi nga seanca, PS mbledh firmat: Noka të ndëshkohet 10 ditë

Oct 12, 2017 | 13:10
SHPËRNDAJE

Luftë firmash në Kuvend. Ndërkohë që PD-LSI-PR kanë gati firmat për përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama, nga ana e saj PS po mbledh firmat për përjashtimin po me kaq ditë të deputetit demokrat Flamur Noka.

selia-ps-655x356

Sot pas debatit dhe përplasjeve në Kuvend, kryetari Gramoz Ruci përjashto deputetin Noka nga seanca dhe pasi ky i fundit nuk lëvizi nga salla, Ruci shtyu punimet e Kuvendit deri në orën 17:00.

Shkak u bë ndërhyrja e Nokës që kërkoi ti jepej fjala për procedurë ndërkohë që Ruci i kishte ndërprerë fjalën ish kryeministrit Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura