Rritja e pagave, Arben Shkodra në Panorama TV: Vlera më e madhe është kapitali njerëzor. Për punonjësit e huaj nuk ka garanci, produktiviteti i tyre mund të lërë për të dëshiruar

Jun 7, 2023 | 23:00
SHPËRNDAJE

Arben Shkodra, sekretari i Shoqatës së Prodhuesve ka folur mbrëmjen e sotme për efektin e rritjes së pagave në vendin tonë.


Ai u shpreh në emisionin “Log.” në Panorama TV se nuk kemi të bëjmë me një rritje natyrore e cila mund të bëhet për një sektor të caktuar për shkak të rezultateve të mira.

“Duhet të shohim aspektin e punëdhënies. Nuk është një rritje natyrore. Rritja natyrore është kur një sektor performon mirë me kontrata shumë të mira, transporti ndërkombëtar është çliruar dhe ka shkuar në nivelet ku duhet dhe ka krijuar një marsh fitim të lavdërueshëm”, tha ai.

Ai u shpreh se sot vlera më e madhe e një  kompanie është kapitali njerëzor. Shkodra shtoi se në rast kur sillen të huaj si krah pune në vendin tonë nuk ka garanci për specializimet e tyre.

“Duhet të kemi parasysh, në një kompani punohet si familje. Sot vlera më e madhe e një kompanie është kapitali njerëzor. Kapitali njerëzor maturohet, piqet, rritet. Për transferimin e të huajve nuk ke garanci për specializimet që ti ke kërkuar. Ndoshta gjysma mund të jenë krejtësisht junior dhe produktiviteti i tyre lë për të dëshiruar”, u shpreh Shkodra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura