Rritja e numrit të infektimeve i mbylli Shqipërisë kufijtë me BE-në, ministrja Manastriliu tregon çdo ndodhë pas dy javësh

Jul 3, 2020 | 22:06
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë është bazuar vetëm në kriterin epidemiologjik të situatës në dy javët e fundit, pra rritjes së numri të infeksionve.

manastirliu

E ftuar në emisionin Java në RTSH, Manastirliu deklaroi se BE pas dy javësh do të bëjë një tjetër vlerësim sa i përket kufijve.

“Është një vendim që do të vlerësohet sërish dy jave më pas. Vlerësimi që është bërë, është një kriter puro epidemiologjik. Kriteri që Europa ka vendosur është numri i rasteve të prekura për 100 mijë banorë në dy javët e fundit”, tha Manastirliu.

Sipas ministres Manastirliu, rritja e rasteve erdhi pasi në momentin e hapjes pati një relaksim nga ana e qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura