Rriten viktimat/ 9 qytetarë humbin betejën me koronavirusin! MSH: 495 raste të reja nga 3732 testime, ja situata në spitale

Oct 14, 2021 | 17:49
SHPËRNDAJE

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (8)

Nëntë qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje në krahasim me një ditë më parë ku u shënuan 5 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3732 testime të kryera në total, janë regjistruar 495 raste të reja ku Tirana mbetet me numrin më të lartë të të infektuarve.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 6.562 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID aktualisht janë të shtruar 153 pacientë, 25 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 606 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që kanë fituar betejën me virusin në 167,308.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732
Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura