Rrëzimi i avionit rus, Lavrov anulon vizitën në Stamboll: Mos shkoni në Turqi

Nov 24, 2015 | 19:45
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov anuloi vizitën e tij të parashikuar për të mërkurën drejt Turqisë. Vendimi u mor pas lajmit për rrëzimin e një avioni rus që kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Lajmi i publikuar ne agjencine "Anadolu"
Lajmi i publikuar ne agjencine “Anadolu”

Mediat në turke raportojnë se Lavrov do të vizitonte të mërkurën Stambollin për të takuar homologun e tij. “Një vendim është marrë për të anuluar takimin në nivel ministrash të Jashtëm rus dhe turk, i planifikuar të mbahej nesër në Stamboll”,- u ka thënë gazetarëve në Soçi Lavrov, sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”.

Ndër të tjera, ministri i Jashtëm rus ka paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë drejt Turqisë, duke pretenduar se kërcënimi nga terrorizmi në këtë vend është aq i lartë sa në Egjipt, ku një aeroplan rus u rrëzua muajin e kaluar nga një bombë e dyshuar nga terroristët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura