Rrëzimi i avionit rus, ekspertët në Moskë: Kanë nisur erërat e luftës

Nov 25, 2015 | 10:03
SHPËRNDAJE

Udhëheqësit botërorë janë të shqetësuar për të çaktivizuar një krizë të re “monstruoze” e cila i avitet botës, pas rrëzimit të avionit luftarak rus dje në kufirin turko-sirian.

Teksa Putin ka rritur tensionin duke dërguar anije luftarake në Mesdhe, ekspertet në Moskë thonë dhe paralajmërojnë se një luftë pritet të nisë ‘me shumë gjasa’, raporton “Daily Mail”, dhe “Il Messaggero”.

putinerdoan

Sot thuhet se njëri nga pilotët rusq i cili u zhduk pasi avioni u rrëzua, u shpëtua nga ushtria siriane. Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Rusisë në Francë.

Alexander Orlov tha për radion Evropa 1 se piloti ishte marrë në një bazë ruse. Megjithatë, ky raport ende nuk është konfirmuar nga autoritetet në Moskë.

Piloti i dytë, dhe një marins që u përfshi në shpëtimin e tyre u vranë, thotë ministria e mbrojtjes së Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se ai mbështeti vlerësimin e turqve, por shtoi se “diplomacia dhe de-eskalimi janë të rëndësishme për të zgjidhur këtë situatë”.

avionirrezim

Turqia tha se avioni kishte humbur në hapësirën ajrore të saj, por Presidenti rus Vladimir Putin këmbënguli se Su-24 u godit nga një raketë në, ndërsa fluturonte mbi territorin sirian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura