“Rreth 16 orë duke shkruar mbi lëkurë viçi”- Shkroi në pergamenë “Deklaratën e Pavarësisë”, artisti Shyqri Nimani: Nuk po e mirëmbajnë, e pashë tek…

Feb 17, 2023 | 15:56
SHPËRNDAJE

Artisti Shyqri Nimani, figura që ka kaligrafuar në pergamenë “Deklaratën e Pavarësisë”, më 16 shkurt të vitit 2008, për 16 orë mbi të, shpreh indinjatën e tij publike për mungesën e mirëmbajtjes së saj, ndërsa tregon se e ka parë në zyrën e Konfuces.

I ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, artisti Shyqri Nimani teksa tregoi për angazhimin e tij si shkrues i deklaratës se Pavarësisë së Kosovës, shprehu indinjatën për kujdesin ndaj saj dhe për formën se si po e mirëmbajnë.

Për 16 orë ka punuar në këmbë dhe me kurriz të lakuar, sepse ashtu ishin kushtet e punës, thotë ai. Nuk ka mundur të pijë as ujë, ndërsa kjo e ka bërë që të mos e pëlqeje plotësisht punën e tij pasi sipas tij koha ishte shume e shkurtër për te arritur gjëra aq të mëdha.

Ai tregoi për ethet që i ka sjellë ky dokument, frikën që nuk do të arrinte ta përfundonte punën e kërkuar, sikurse që tregoi se po brenda atyre 16 orëve mori aritmi në zemër, pasoja që po i vuan tash e dhjetë vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura