Rrëfimi prekës: Vëllai më vdiq në aksident, ambulanca erdhi 40 minuta me vonesë

Feb 12, 2016 | 10:47
SHPËRNDAJE

Unë jam studente në Fakultetin e Mjekësisë dhe gjithashtu e di rëndësinë e të qenit “mjek” (sidomos tani). Para disa ditësh u zgjova në mëngjes dhe mora lajmin më të tmerrshëm që ekziston. Mami më tha që im vella kishte bërë aksident!

Duke ditur tipin e tij të shkathet thashë nuk duhet të jetë aksident i rëndë sepse ai ishte mjaft i rritur dhe dinte t’i jepte makinës shumë mirë. Shkoj në Spitalin Ushtarak në 6:30 (sepse atëherë na njoftuan) dhe me thotë infermierja një pacient është gjallë dhe një ka vdekur.

aksident1

Kur kerkova emrin e tim vëllai për fat të keq doli që ai ishte i “vdekuri”. Aksidenti kishte ndodhur keshtu: Vellai im ishte me shokun e tij ne rrugen e Rinasit duke ikur ne Nje qytet ne Veri te Shqiperise (per arsye pune) ne 05:00 te mengjesit. Ne oren 05:10 nje makine perballe tyre vjen ne drejtim te shoferit (shoferi ne kte rast ishte vellai im) dhe e nxjerr ate jashte rruge, duke e lene shume te rende te aksidentuar!

E theksoj ora ishte 05:10 dhe policia mbërriti menjëherë njoftuar nga një kalimtar i rastit me makinë aty afer (sepse të aksidentuarit e tjerë ishin të tronditur dhe iu kishte rënë të fiket) por ambulanca ku ishte???

Vellai im i aksidentuar rëndë kërkonte ta nxirrnin nga makina dhe pse me brinjet e thyera që i kishin dëmtuar mushkërite, me këmbë dhe duart e këputura dhe organet e dëmtuara që kishin filluar të mbaronin funksionet e tyre normale jetesore nga hemoragjia e brendshme.

Policia vetëm rrinte dhe shikonte ndërkohe që vëllai im jepte shpirt i aksidentuar dhe ata nuk bënin asgjë.

Siç po iu thoja ambulanca ishte njoftuar por mbërriti në 05:50. Pra ne autostradë në 5 të mëngjesit imagjinoni se ç’fare trafiku mund të ketë pasur që ambulanca erdhi 40 minuta me vonese!

Ne 06:15 mbërrin ambulanca në spital dhe vëllai im ndërkohe ndërroi jetë sepse asnje nga mjekët nuk është marrë fare me të!

Personi i cili aksidentoi vëllanë tim është nje 25-vjecar i cili kishte qenë në gjumë nderkohe qe i jepte makinës dhe jo nga lodhja e punes se rëndë që mund të bëjë dikush për të fituar bukën e gojes…

JO! Testi i tij i alkolit kishte dalë tepër i lartë! Ai kishte shpëtuar shëndoshë e mirë (me behet qejfi per kte gje) por do te doja qe ai te merrte persiper gabimin që ka bërë. Pra me dhimbjen që unë dhe familja ime kemi e shkruajta këtë sepse dua të mundohem sado pak te jap nje mesazh sensibilizimi për të rinjte (atyre qe do behen mjek me teper)

Ju lutem me gjithe zemer merreni me seriozitet punen tuaj sepse puna e mjekut eshte me shume humanitare sesa te keni deshiren per tu paguar me leke!

Mesazhi im shkon për kryetarët e këtij vendi që nuk marrin masa për persona të papërgjegjshem dhe vetëm fusin lekët në xhepin e tyre! Ju lutem po drejtoni një vend dhe jo një stallë derrash!

Mesazhi im shkon dhe për shoferët e ambulancave: Ju lutem puna juaj gjithashtu është e rëndësishme sepse mund të shpëtoni jetë njerëzish nëse shkoni në kohë në vendngjarje.

Mesazhi im është për mjekët: Ju lutem Merreni Punen Tuaj me Seriozitet sepse puna e mjekut është e SHENJTE!!

Dhe mbi te gjitha dua t’ju them të rinjve: Mos ngisni makinen në gjendje të dehur!!! Nëse nuk e doni Jeten tuaj mendoni që asnjëri nuk iu ka faj për këtë gjë, të paktën mos ua merrni Jeten të tjerëve!!!”

*Historia e vajzës u postua nga faqja në Facebook “Jeta osh Qef”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura