Rrëfimi i xhihadistit të penduar: ISIS, perandori e gënjeshtërt

Aug 3, 2015 | 20:44
SHPËRNDAJE

Ebrahim B. donte të ishte një hero. Sipas mendimit të Prokurorisë Federale ai madje ka qenë i gatshëm, të sakrifikojë vetveten si atentator kamikaz për të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS). Por ai ndryshoi mendje.

Xhihadisti i penduar
Xhihadisti i penduar

E ndoshta tani vërtetë ai mund të bëhet hero: sepse ai flet në publik për tmerrin, brutalitetin e IS-it. Sepse ai distancohet hapur prej tij. Sepse ai me deponimin e tij e zhvelftëson makinerinë e propagandës së milicëve të terrorit. Sepse ai me këtë ndoshta i frenon të tjerët, që të ndjekin rrugën plot pasoja, që mund të të çojë deri në betejat në Siri. Ebrahim B. është i pari nga rreth 260 të kthyerit nga IS në Gjermani, i cili demakson një mit në intervistë për mediat gjermane WDR, NDR dhe Süddeutscher Zeitung.

Ai do të paralajmërojë të tjerët, thotë Ebrahim. E të tjerë ka mjaft. Joshja e milicëve të terrorit vazhdon të jetë e madhe. Autoritete gjermane llogarisin me rreth më shumë se 700 gjermanë, që kanë shkuar në xhihad. Të tjerë si psikologu dhe eksperti i Islamit, Ahmad Mansour, llogarisin madje me rreth 2000 xhihadistë gjermanë në zonat e sundimit të IS-it.

Të mbjellësh dyshimin, të provokosh pyetje kritike

Ekspertët e terrorit kanë shpresuar gjatë për një të penduar si Ebrahim B. Edhe Peter Neumann, studiues i ekstremizmit në Kings College në Londër shpreson, që shembulli i Ebrahem nga Volfsburgu mund të nxisë edhe të tjerë për të deponuar: “Shumë të kthyer janë të deziluzionuar. Ata do të mund t’i tregonin historitë e tyre, por ata kanë frikë nga pasojat”, thotë Neumann për televizionin ARD. Të penduar si Ebrahim B. mund të mbjellin dyshime tek ithtarët e mundshëm të IS-it, shton më tej Neumann: “Eshtë e rëndësishme, që njerëzit të mendohen, ndoshta të shkojnë në Siri dhe të shtrojnë pyetje kritike”, thotë Neumann.

“Gjithmonë përçohet përshtypja, se të gjithë që shkojnë atje janë të kënaqur, të vendosur dhe të motivuar, nuk kanë asnjë dyshim, dhe janë tërësisht të bindur nga ideologjia. Kjo është diçka që i penduari e hedh poshtë, pra mitin e vendosmërisë dhe besnikërisë”, vëren eksperti nga Londra. Në IS për këtë janë të vetëdijshëm. Këtë e provojnë dëshmitë e të bashkëakuzuarit Ayoub B. gjatë marrjes në pyetje nga policia prej nga citon radiostacioni gjerman NDR: “Për IS unë jam një tradhëtar. Nëse ata do të më kishin kapur, do të më kishin therur. Ata kanë thënë, se asnjëri nga Volfsburgasit nuk lejohet të shkojë në shtëpi, në rast të kundërt ata do të na e hedhin përtokë propagandën.”

Celula e Volfsburgut

Ebrahim B. dhe Ayoub B. bëjnë pjesë në një grup prej rreth 20 të rinjsh, që kanë shkuar në Siri. Ata janë indoktrinuar dhe rekrutuar nga Yassin Oussaifi. Derisa atë e ndaluan, ai mblidhte të rinj në xhaminë Ditib të Volfsburgut dhe i bënte ata t’i vriste ndërgjejgja, kujton Ebrahim B.: “Si mundesh ti të flesh, kur të rinj myslimanë vuajnë nga uria, ose gratë përdhunohen?” Ndërkohë Oussaifi ka marrë një post të lartë në IS si gjyqtar i Sheriahtit. Rekrutuesi i IS-it dinte si të joshte, vë në dukje Ebrahim B.: Mund të ngasësh makina të shtrenjta dhe të martohesh me gra të pasura, premtonte ai.

Të deziluzionuarit si Ebrahim edhe ekspertja e Islamit nga Frakkfurti Susanne Schröter i konsideron si aktorë të rëndësishëm në luftën kundër valës së largimit të të rinjve xhihadistë: “Njerëzit, që donin të bëheshin luftëtarë kanë përfunduar si makinalarës. Vajza të reja që kanë dashur të gjejnë princin e tyre të përrallave kanë përfunduar në prostitucion. Ose njerëz, që janë tronditur nga shkelja e të drejtave të njeriut. Nëse ata tregojnë atë që ndodh vërtetë në Shtetin Islamik, atëherë imazhi i zbuluruar prej propagandës do të njolloset keq. Profesorja nga Frankfurti e kupton mirë se çfarë i entuziazmon të rinjtë te Xhihadi. “Atje ekziston ideja e një projekti të madh, që do ta ndryshojë botën në mënyrë radikale, që është e legjitimuar prej Zotit dhe për të cilën ka nevojë çdo individ”, shpjegon joshjen e kësaj propagande Schröter në intervistë për DW.

Atentatorë kamikazë apo luftëtar

Në fund të majit 2014 Ayoub B. dhe Ebrahim B.shkuan në Turqi. Ata kaluan kufirin dhe mbërritën në një kamp pritës në Jarabuus të Sirisë. Atje iu desh të dorëzonin pasaportën dhe telefonin celular. Atyre u duhej të vendosnin nëse donin të bëheshin luftëtarë apo atentatorë kamikac. Ayoub B. donte të bëhej luftëtar. Ebrahim B. sipas aktakuzës kish vendosur të bëhej atentator kamikac. Bashë me 50 atentatorë të tjerë potencialë ai shkon më vonë në Irak – bashkë me të edhe një tjetër nga Volfsburgu, i cili “me sa dukej mezi priste të vdiste”. Autoritet gjermane mendojnë, se më shumë se 90 xhihadistë gjermanë kanë gjetur vdekjen në Siri dhe në Irak. Ndër ta të paktën shtatë janë nga Volfsburgu.

Ebrahim B. njofton për paranojën në IS, për frikën nga spiunët e pranishëm kudo. Edhe atë vet e dyshonin herë-herë si spiun. Për ta trembur atë e kishin mbyllur në një qeli të përlyer e gjak – dhe më vonë i kishin hedhur një kufomë, së cilës i sihte prerë koka. Në fund të gushtit 2014 Ebrahim B. ia del të arratiset. Ai tregohet i ndërgjegjësuar. Në intervistë ai thotë se “burgu në Gjermani është për të më mirë se sa liria në Siri” ose “Shteti Islamik nuk ka të bëjë asak me Islamin”.

Linja narrative e motivimit

Marwan Abou-Taam punon në Zyrën e Kriminalistikës së landit Renani – Pflazit. Politologu i doktoruar në fushën e studimeve të Islamit sheh tek narracioni linjën qendrore të motivimit në procesin e radikalizimit: “Parimisht kemi të bëjmë me një situatë të tillë, që këta djem të rinj ndodhen në kërkim të një roli në shoqëri. Por nga ana tjetër ata solidarizohen lidhur me padrejtësi në Siri, në Irak apo diku tjetër. Këtu kemi të bëjmë me dy probleme: një problem të brendshëm. Të rinjtë duhet të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj shoqërie dhe atyre duhet t’u bëhet e qartë, se ata mund ta arrijnë këtë. Nga ana tjetër për botën e jashtme ne duhet të kujdesemi më shumë, që luftërat të marrin fund në mënyrë civile.”

Nëse Ebrahim B. në procesin e tij deponon gjerësisht, ndoshta narracioni i terroristëve do të pësojë të çara të mëtejshme.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura