Rrëfehet Edi Rama: E vërteta e fotove nudo dhe “rrahjes” së Peleshit

Jan 30, 2016 | 9:40
SHPËRNDAJE

Të premten në mbrëmje përballë Ermalit Mamaqit në “6 Ditë pa Ermalin” në kanalet “T” dhe “Plus HD” të platformës “Digitalb” ishte i ftuar një personazh aspak i thjeshtë për moderatorin, edhe pse i gatshëm të hedhë e presë batuta. I ftuari i parë për sezonin e ri 2016 ishte Kryeministri Edi Rama, një përplasje e konsideruar “e nxehtë” mes dy protagonistëve.

Rama në këtë rrëfim u është përgjigjur pyetjeve për tri fotot më të komentuara në rrjetet sociale, asaj nudo, fotos me papagallin dhe atë me një pjatë gjigante makaronash. Ndërkohë që nuk hezitoi t’u përgjigjej pyetjeve për rrahjen e supozuar të zëvendësit të tij, Niko Peleshi dhe për disa personazhe të tjerë. Më poshtë është intervista Edi Ramës në studion e “6 Ditë pa Ermalin”

rama 3

Mamaqi: Mirë se erdhët! Hajt gëzuar dhe viti i mbarë jarebi! Gëzuar, mbarësi! Mirë se u kthyet në këtë sezon të jashtëzakonshëm të “6 Ditë pa Ermalin”. Ka filluar në datën 29, e di pse? Kot, nuk ka ndonjë arsye, thjesht duhet të fillonim. Sot është i veçantë se nuk ka ndodhur asgjë nga 1 janari deri më sot, nuk kemi lajme, asnjë lloj rubrike, por kemi një personazh të zakonshëm, nga ata që i ndodh gjithsecilit ta ketë një herë në tavolinë. Zonja e zotërinj, mirëprisni Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!

Mamaqi: Sa i gjatë që je! (gjatë takimit)

Rama: Mos ki frikë, mos ki frikë!

Mamaqi. Jo, jam mirë fare.

Rama: (Ndërsa filmon me telefon fillimin e emisionit). Prit një minutë, prit, se kemi punë. Është historike kjo. Te “6 Ditë pa Ermalin” se nuk shtyhej e shtata. Më në fund erdha, më në fund pranoi. Mos ndërhyj! Këta të PD-së vetëm me kopje jetojnë, nuk rrinë dot pa kopje. Të bëjmë një video me konsensus.

Mamaqi: Është emisioni im, gota ime, tavolina ime! Tani do të na fusësh në burg edhe në emisionin tim?!

Rama: Unë nuk kam i joti.

Mamaqi: As unë, mos qofsha!

Rama: Jemi tanët.

Mamaqi: OK, të gjithë jemi tanët, por është videoja ime.

Rama: Edhe një video tjetër se është njëri me dy gishta aty në sallë. Ju lutem, merri pak telefonat dhe hidhini online videot në rrjetet tona, unë te rrjeti im dhe ti të rrjeti yt. Edhe bashkojmë rrjetet.

Mamaqi: Pasi ta hedhin online, i dua në ekran, faqen time dhe të Kryeministrit, kush merr më shumë “like”.

Rama: Karrigen, pse ma ke shkurtuar? Flokët i ke ngritur, karrigen ma ke ulur…

Mamaqi: Mund t’ju drejtohem zoti Kryeministër, apo thjesht zoti?

Rama: Edi, ose Edvini po deshe, meqë je me blu.

Mamqi: Të pëlqen kostumi im blu?

Rama: Mirë, po të ka dalë kurrizi…

Mamaqi: Jo, e mbaj vetë kështu se është në modë. Po të shqetëson që jam në Këshillin e PD-së?

Rama: Jo, nuk mërzitem fare se e di që mungon gjithmonë, ndaj ata nuk i japin dot drejtim. Të kam sjellë një dhuratë se më dukesh si për vaki sot. Larg qoftë! Në fakt, isha përgatitur se do të më ngacmoje për kravatën time, por nuk më ngacmove, kështu që të kam sjellë një kravatë, e kam bërë vetë.

Mamaqi: E ke qëndisur vetë? A ke bërë dizajnin, shumë bukur. Me thënë të drejtën isha përgatitur se do të sillja unë diçka, por ftesa për emisionin është një dhuratë shumë e madhe, duke marrë parasysh. Të shqetëson fakti që Çiljeta ka bërë ndërhyrje në gjoks?

Rama: Nuk jam në dijeni për këtë informacion, duhet të jetë konfidencial me siguri.

Mamaqi: Jo dhe aq, se ajo e ka deklaruar, por ndryshe nga të tjerat, ajo ka bërë një tërheqje, është tërhequr domethënë…

Rama: Ndërkohë, kur më the “që ka bërë”, mendova se ka bërë përpara, se e ke parasysh ajo fushata juaj, “përpara, përpara” mendova se ajo ka dhënë kontributin e saj përpara, por kjo tërheqja po më shqetëson. Se më kujtove një barsaletë me këtë punën e tërheqjes. Tregohen barsaleta këtu?

Mamaqi: Po pate për të qeshur, bujrëm!

Rama: E ke parasysh atë barsaletën nga koha e atëhershme, kur njëri, pasi kishte lënë gruan shtatzënë për tretën herë, tha: “Po ku më lë muri mua të tërhiqem?!”.

Te qeshura ne salle!

Ermali: Mjaft qeshët, servilë.

Rama: Vetë e provokove tërheqjen!

Ermali: Meqë ra fjala te Çiljeta…

Rama: Jo, nuk ra fjala, ti e solle fjalën…

Ermali: Ti kë do më shumë, Çiljetën apo Greta Kocin? E di unë që do Gretën…

Rama: Kjo është dilemë për Hamletin, t’ia lëmë Hamletit.

Ermali: Kë do më shumë, Erionin apo Saimirin?

Rama: Kjo është dilemë për Ofelinë.

Mamaqi Kë do më shumë, “Top Channel” apo “TV Klan”?

Rama: Filipin.

Mamaqi: Sa e duam dhe në Filipin. Domethënë do “Top Channel” më shumë.

Mamaqi: A e di ti që ty të gjithë dhe ata të stafit tënd dhe të tjerët, të thërresin ai i gjati? Edhe këta të tutë. Jo, nuk kam hallin tënd, por kam hallin si i thërresin Erion Braçes?

Rama: Atij i thonë, ai që rri me atë të gjatin.

Mamaqi: Shkoni shumë. Vetëm të lutem shpejt, se kam një intervistë shumë të rëndësishme pas kësaj.

Rama: Me kë e ke, me Braçen?

Mamaqi: Jo, me një këngëtare të Kosovës, të muzikës pop. Duhet të mbarojmë shpejt e kisha fjalën…

Rama: Faleminderit, kaq kisha! Po sa persona fton ti në shtatë ditë?

Mamaqi: Sot, të them të drejtën, gjithë muajin të kemi ty.

Rama: Po pse më fut këto këngëtaret në mes?

Mamaqi: Flitet lart e poshtë që ti ke rrahur Niko Peleshin. Pyetja ime nuk është a e ke rrahur apo jo, po pyetja është: po pse Nikon more burrë? A ka njeri më të mirë se Niko?

Rama: Po kush t’i thotë këto more Ermal? Ku i dëgjon?

Mamaqi: Më kanë thënë, janë info që kanë dalë nga brenda…

Rama: Nga qytetari dixhital? Nëse do të informohesh nga qytetari “Digitalb”, OK.

Mamaqi: Ti këtë qytetarin “dixhital” e ke takuar ndonjëherë, që thotë Berisha që më tha qytetari digjital ashtu e kështu?

Rama: Kush e thotë këtë Berisha, kryetari i partisë tënde?

Mamaqi: Është lider, por jo kryetari i partisë.

Rama: Kush është kryetari i PD-së?

Mamaqi: Pse, s’e di ti? Është Lul Basha, një njeri i gjatë, më simpatik se ju.

Rama: Ku punon?

Mamaqi: Ka punuar në Bashki. Madje, kemi vënë një bast atëherë për një drekë, po që atë ditë që fitoi Luli, unë nuk ha më drekë, ha vetëm mëngjes dhe darkë, dhe pres të ha drekën.

Rama: E pranoj, gjetje e bukur.

Mamaqi: Kemi një defekt, mos e kthe kokën nga monitori. (Për foton e njohur me pjatën me makarona).

Rama: E çfarë do të thuash me këtë ti?

Mamaqi: Nuk e di çfarë do të thotë regjia, po pirun është ai apo sfurk?

Rama: Pirun!

Mamaqi: Meqë doli kjo foto, doja të bëja një pyetje: në Parlament, kush mbahet që ha më shumë makarona? Po për foton, si ndodhi kështu?

Rama: Kisha fituar ca baste dhe m’i dhanë makaronat përnjëherë. Në fakt, kemi qenë në Francë këtu, mund të ketë qenë viti 1993 ose 1994. Ishim një grup i madh shqiptarësh për një festival kulturor, në një qytet të vogël. Qyteti mobilizohej për festivalin dhe të gjithë ishin të angazhuar dhe në atë mensën ku shkonim ne për dreka e darka shërbenin disa vajza e djem vullnetarë. Mirëpo sillnin pjata të përmbajtura franceze dhe shqiptarët filluan pak nga pak të axhitohen, dhe një ditë të bukur veçse kur e pamë veten duke u rënë pjatave si “Lulëkuqet mbi mure”, duam mish e duam makarona. Se ata sillnin sallata…

Mamaqi: Ju çfarë funksioni kishit në këtë kohë?

Rama: Unë refugjat. Në fund fare protesta pati impaktin e duhur. Një darkë na sollën aq shumë makarona dhe mish. Ndërkohë që kapuçin e vura se në atë kohë zhvillohej lufta në Bosnjë dhe kishte një mungesë solidariteti për shkak se ishte një luftë ku ishin përfshirë myslimanët, dhe unë kapuçin e vura për të thënë që jam mysliman.

Mamaqi: Në fakt, dukesh më shumë si taleban.

Rama: Po mirë, pra, kjo ishte lidhja.

Mamaqi: Kthehemi te pyetja për Parlamentin. Kush ha më shumë makarona…?

Rama: Të paska marrë malli për makarona, më duket.

Mamaqi: Këtu i ke pasur bolonjeze ti?

Rama: Ha ti, se i mbaj unë me muhabet këta.

Mamaqi: Ilir Metës duket se ia kanë ndërprerë makaronat prej shumë vitesh. Se është bërë gjysmë njeriu, duket gjithmonë sikur është në profil dhe kur rri drejt. E kisha fjalën për kuptimin e babëzisë, kush mbahet për ngrënie makaronash?

Rama: Ku?

Mamaqi: Në Parlament pra?

Rama: S’e di. Do të të tregoj një histori makaronash, më e bukur se kjo e helmimit tat, kur shkuam në Gjermani për të luajtur basketboll. Ishte viti 1984, nëntor.

Mamaqi: Sa i gjatë ke qenë atëherë?

Rama: 1984, 1.84.

Mamaqi: Tani i bie të jesh 2.16?

Rama: Po, 2 e 16 e pak.

Mamaqi: Kam një sabotator, duhet të jetë ndonjë i PS-së aty (ndërsa shfaqet në monitor fotoja e Ramës me papagallin).

Rama: Ndonjë xheloz, se e sheh që ecën mirë emisioni dhe të tërheq vëmendjen.

Mamaqi: Kjo fotoja me të vërtetë është shumë e bukur, po ç’kuptim ka ky papagalli, apo të pëlqen që ti flet, dikush përsërit ato që thua ti?

Rama: Unë papagallin e bleva për Zahon dhe është kukull, nuk është i vërtetë. E hodha në “Twitter” dhe ke parë ti, u hodhën të gjithë ata e filluan: “Nuk jam unë ai, je vetë, shoku yt, je vetë!”. Seç patën që u mërzitën, u ofenduan. Është edhe blu ky dreq!

Mamaqi: Kështu e kanë, e marrin personale, sikur ia ke çuar me mesazh atij që e sheh! Mos! Ktheje kokën!

(Në sfond fotoja nudo e Ramës.)

Rama: Hajde mo, ulu, mos ki turp!

Mamaqi: Thashë se do mërziteshe dhe do ikje!

Rama: Kush unë, të iki, pse? Mos u shqetëso fare. Bile pse e vesh atë, hiqe fare!

Mamaqi: E di çfarë halli kam, se mos e merr me qejf dhe fillon e del nudo te Fadili.

Rama: Tani radhën e ke ti, unë të miat i kam bërë. S’ma arrin dot. Po më dëgjo mua, bëje para se të futesh në politikë, se pastaj do rrish me kostum gjithë jetën.

Mamaqi: Jo, nuk futem, ma kanë bërë ofertën, por s’e kam pranuar. Kam një pyetje, se këtë foton, për fat të keq, e kam parë të paprerë. Te kjo pjesa nga këtu e lart, mos është “photoshop”?

Rama: Jo mo, jo, unë. Unë jam dora vetë, por kur isha i ri, ose më i ri.

Mamaqi: Të ka marrë malli…?

Rama: Ufff!

Mamaqi: Do shtrihesh pak? Të ka marrë malli të shthuresh ndonjëherë sikur ishe i ri?

Rama: A të rren mendja, thua ti? Jo, jo, nuk më rren mendja!

Mamaqi: Ti e bën plazhin në Qeparo, se atje nuk ka plazhe të sigurta?

Rama: Në Qeparo, po me polici. I ke parë policët e rinj që dalin me biçikleta dhe pantallona të shkurtra…?

Mamaqi: Pse s’merrni “Baywatch”?

Rama: I kemi, pra, vdiqëm duke i kërkuar Albana Vokshit, por s’pranon.

Mamaqi: Kjo është një vepër arti  (për bunkerin e instaluar në studio, që një djalë i bie). Bjeri, bjeri! Nuk besoj se të shqetëson instalacioni ynë i studios. Po normalisht efektin e ka në mes të Kryeministrisë.

Rama: Jo i bukur është?

Mamaqi: Do ta hiqni, apo do ta ndërtoni prapë? Se nëse do ta shisni, dua ta marr ta vendos si suvenir te shtëpia. Seriozisht do ta ndërtoni prapë atë që u ashtu?

Rama: Aty është ai, po do ta pranojmë dhe kontributin e atyre që ndërhyjnë dhe do bëjmë një modifikim.

Mamaqi: Po këta mund ta prishin prapë?

Rama: Po këtë punë kemi ne, ata prish e ne ndërto. Ju prishni, ne ndërtojmë. Kjo na ra, këtë punë keni ju, se mos është hera e parë.

Mamaqi: Unë kam hall kur ndërrohet qeveria, vendos e hiq.

Rama: Po varet, nëse vijnë ata që prishin, do prishin. Nëse vijmë ne që ndërtojmë, do ndërtojmë.

Mamaqi: Edhe ne hamë ashtu pastaj…

Shiko, mund të themi se ke qenë bandill kur ke qenë i ri, në raport me femrat?

Rama: Nuk mund ta thuash.

Mamaqi: Çfarë i thoshe ti një femre në takimin e parë?

Rama: Në atë kohë kjo ka qenë pikëpyetje e madhe. Po do kujtoj një këshillë të shokut tonë më të madh që na mësonte si të silleshim me femrat. Bëni kujdes se femra është si një gropë e padukshme, ku të gjithë hedhin lopatat e veta, puna është kush hedh lopatën e fundit.


6 Ditë pa Ermalin (57) – Edi Rama Pj. 1 by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura