Roza Lati tregon si artistët kërkonin mijëra euro për festën e jetimëve

Apr 15, 2018 | 13:27
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur Roza Lati, ka rrëfyer gjatë emisionit të saj një prej momenteve më komike që ka kaluar me këngëtaren Fifi për festën e fëmijëve jetim që u organizua vitin e kaluar në Tepelenë.

Të gjithë personat e famshëm janë bërë pjesë e koncertit për bamirësi, duke mos kërkuar asnjë përfitim. Por Roza zbuloi se kishte të tjerë, emra të njohur të ekranit shqiptar që kërkuan mijëra euro për këtë pjesëmarrje.

foto2

Lati: Për festën e jetimëve, me 20 maj në Tepelenë organizuam një festë të madhe me shoqatën e bamirësisë ‘Zemër Nëne’ dhe unë e kontaktova Fifin.  Kështu që unë thashë do kemi këta këngëtarë, do kemi dhe Fifin, prit ti bie një herë telefonit. Çështja ishte se kishte dhe këngëtare që kërkonin 2 mijë euro, kishte dhe artista të mëdhenj që prezantojnë emisione javore me audiencë të madhe që kërkuan 7 miljon lekë për të prezantuar koncertin e jetimëve. Çudira të mëdha ka si të jesh artist, Vip, njeri i thjeshtë, mentaliteti shqiptar është ngyra-ngjyra në këtë pjesë.

Por Fifi, ashtu si disa këngëtarë të tjerë, Ertila Koka, Noizy me helikopter se nuk i dilte koha të vinte e të ikte tha do vij.

 Ishte 19 maj dhe unë ka qenë sezoni që zgjohesha në 6 të mëngjesit. Në orën 9 të darkës shkova në shtëpi, të nesërmen ishte koncerti, unë isha në Tiranë. Thashë ora 9, do bëj dush dhe nga ora 10 do nisem për rrugë. Futem në dush, ikën uji. Me shkumë në kokë shkova te komshia përballë dhe kam përfunduar me kanace dhe duke u shplarë. Në 11 nisem për në Tepelenë. Arrij në orën 4 të mëngjesit, nuk gjetëm hotel. Ishin 4 mijë të ftuar dhe në orën 5 e gjysmë të mëngjesit shkojmë në hotel. Në 8 të mëngjesit më merr Fifi në telefon, unë isha e vdekur. Alo motra, jam duke ardhur unë po kam harruar të marr CD, nuk kam USB, nuk kam asgjë për të kënduar. Unë që i them seriozisht e ke ti mi, kaq përgjegjësi ke për koncerte në përgjithësi. Filloi më tregon ti mua përgjegjësi, ta gjej në Youtube ai DJ aty. Unë që i them: Youtube? Në mes të sheshit të Tepelenës? E mbyllëm telefonatën me nerva. Ma nxorri gjumin, piva 2 kafe rresht dhe më merr në 9 e gjysmë e më thotë: Haha, hajgare bona me ty! Desha vetëm të të ngacmoj./oranews/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura