Romela Begaj fiton medaljen e artë, ja çfarë shkruan presidenti Meta dhe kryeministri Rama

Dec 3, 2017 | 11:33
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur fitoren e medaljes së artë për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, nga sportistja Romela Begaj. Duke vlerësuar këtë fitore të peshëngritëses shqiptare, Kreu i Shtetit ka zgjedhur të urojë të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” me foton e sportistes Romela Begaj.

Të dashur miq, dua t’ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Romela Begaj, e cila fitoi medaljen e artë për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. ???

metaal

E ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësen Romela Begaj për medaljen e artë që mori në SHBA.

Me anë të një postimi në facebook, kreu i qeverisë e cilësoi shpalljen e Begajt kampione të botës në lajm i bukur e frymëzues.

Postimi i plotë
Një lajm i bukur frymëzues në këtë situatë të vështirë:
ROMELA BEGAJ KAMPIONE E BOTËS????
Në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet ne USA, Romela fitoi medaljen e artë në stilin me shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe historik për peshëngritjen shqiptare.

rama-fb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura