Roli tronditës i Ema Andreas shpallet më i miri

Sep 24, 2018 | 1:04
SHPËRNDAJE

Ema Andrea është shpallur nga juria e FIAT, Festivalit Internacional Alternativ të Teatrove, si aktorja më e mirë, me interpretimin e rolit të nënës te vepra “Nëna dhe fëmija”, me regji të Dino Mustafiq. Andrea ka shkëlqyer në interpretimin e veprës së Jon Fosse. Kjo vepër në këtë festival është vlerësuar me dy çmime, pasi Dino Mustafiq është vlerësuar me çmimin si regjisori më i mirë. Andrea është vlerësuar për interpretimin e fuqishëm jo vetëm përmes zërit, por edhe trupit, duke u mishëruar në rolin tronditës të nënës.

Vepra u vu në skenë në Tiranë muaj më parë në “Tulla Center”. “Nuk kemi kohë të ndalojmë dhe po humbasim dashurinë për nënën, miqtë, fëmijën, gruan. Ajo çfarë dua të them me këtë dramë është një temë e madhe, që e gjejmë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botën. Pothuajse të gjithë ndihemi si të burgosur. Me këtë shfaqje ngremë pyetje, shprehim idetë tona, shfaqim emocionin dhe idetë pozitive, sepse teatri nuk është vetëm një akt estetik, por edhe një akt social. Vetmia e njeriut është tema më e afërt e aktualitetit që po jetojmë.ema andrea e zhveshur 1

Ja, unë kam reflektuar. Sapo të mbarojë shfaqja, kam menduar të marr nënën time në telefon”, pati thënë Andrea. Drama “Nëna dhe fëmija” u shfaq tetorin e shkuar në Qendrën Kulturore “Tulla Center”.

Mustafiç, kur foli për karakteret e shfaqjes, tha se: “Këta njerëz nuk janë të lumtur, sepse ritmi i jetës dhe morali i shoqërisë u ka bërë vrima në trupat e tyre bosh dhe se, për këtë arsye, impulset e tyre në shfaqje kanë qenë të rënda. Gozhdoi shoqëritë edhe kur tha se meshkujt e grupimeve patriarkale janë mësuar të thithin femrën deri në marrjen e frymës dhe se baballarët kanë bërë fajtore nënat para të bijve për çdo gjë që ka ndodhur”. Është shfaqja e tretë, me të cilën ai vjen në Tiranë dhe një arsye e madhe, sipas tij, janë edhe aktorët e mirë.

“Ka artistë të talentuar, që janë të gatshëm të punojnë me mua për kërkimin artistik dhe estetik. Kam aktorë të mirë dhe një tekst të mirë, me të cilët shpresoj të gjej edhe suksesin përballë audiencës”, tha regjisori, që muaj më parë shënoi sukses me “Equus” në Teatrin Kombëtar. Drama “Nëna dhe fëmija” ishte me koreografi nga Gjergj Prevazi, kostumografi të Berina Kokonës dhe muzikë të kompozuar nga Ilir Bajri. Skenari i Zejlka Udovciç Plestina na tregoi se ka përdorur një gjuhë poetike në funksion të konceptit modern të dramës. Jon Fosse është një nga shkrimtarët bashkëkohorë norvegjezë më të përkthyer dhe të interpretuar. Kritikët e kanë cilësuar si një nga autorët më inteligjentë të dramës dhe letërsisë bashkëkohore.

PERSONAZHET E FOSSE-SË

Shfaqja “Nëna dhe fëmija” trajton njerëz që vuajnë nga izolimi total, vetmia dhe vështirësi komunikimi. Personazhet e Fosse-së janë të ngecur në mendimet e tyre dhe fjalët e tyre janë monologë, të cilët ndonjëherë kthehen në bashkëbisedim. Premiera është të shtunën për publikun, vazhdon të dielën në mbrëmje për të vijuar dhe net të tjera.

“Nëna dhe fëmija” do të vazhdojë edhe në muajin nëntor nga e hëna deri të enjten për publikun. Ata janë të burgosurit e përjetshëm, të cilët ngarkojnë veten dhe të tjerët. Por, ata nuk janë krijesa indiferente, por janë plot shqetësim shpirtëror, e cila mund të quhet aftësi parandjenje. Karakteret e Fosses janë të ngecur në mendimet e veta dhe prandaj fjalët, të shprehura në fakt, janë monologë, të cilët ndonjëherë shkasin dhe bëhen komunikim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura