Rivlerësimi i pasurive, buxheti arkëtoi 3.6 miliardë lekë

Aug 18, 2017 | 10:27
SHPËRNDAJE

Rivlerësimi i pasurive me tarifë të ulët 2 % për individët dhe 3% për bizneset që nisi në vitin 2016 dhe vijoi deri në maj të këtij viti ka çuar në buxhetin e shtetit 3.6 miliardë lekë të ardhura ose rreth 26 milionë euro.

hipoteke

Procesi i rivlerësimi i mbyllur tashmë ka rezultuar me një bilanc pozitiv si për qytetarët ashtu edhe për qeverinë. Qytetarët nëpërmjet kësaj mundësie rivlerësuan pasuritë e tyre në vlerat reale të tregut, ndërsa Ministria e Financave raportoi se gjatë periudhës janar-qershor arkëtoi 3.6 miliardë lekë.

Rivlerësimi i i pasurive të paluajtshme me përqindje të ulët u aplikua dy herë në gjashtë vitet e fundit dhe ka rezultuar si një ndërhyrjet me të suksesshme të Ministrisë së Financave në formalizmin afër vlerave të drejta të tregut të pasurive të paluajtshme.

Të gjithë individët me pronësi pasuri të paluajtshme, patën të drejtë të bëjnë rivlerësimin e tyre deri në fund të majit me vlerën e tregut kundrejt një tarife 2 % nga 15 për qind që është aktualisht. Ndërsa për bizneset tarifa e rivlerësimit u vu 3%.

Përveç qeverisë, përfitues të këtij procesi kanë qenë edhe ekspertët e vlerësimit të pasurive të paluajtshme të cilët për më shumë se tetë muaj u përballen me një fluks jo të zakonte pune për ta për shkak të dyndjes së kërkesave për rivlerësim.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) nga nisja në shtator e procesit të rivlerësimit të pronës në masën 2% deri më 19 maj 2017 janë bërë 50 mijë aplikime. Numrin më të lartë të aplikimeve e kryeson Tirana me rreth 17 mijë aplikime apo 36% në total të tyre.

Më 2013 kur qeveria Berisha kreu rivlerësimin e parë të banesave, buxheti i shtetit arkëtoi një shumë prej 3.1 miliardë lekësh. Për shkak të interesit të madhe afati për rivlerësimin u shty tre herë.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura