Rita Ora dhe Jennifer Lopez, kujdes me të çarat!

Dec 15, 2014 | 15:51
SHPËRNDAJE

Të çara e të grisura aspak të rehatshme, silueta si prej gruaje të vjetër e të ve, janë këto “arsyet” sipas të cilave “Huffington Post” ka listuar të veshurat më keq gjatë kësaj jave. Ajo që bie në sy, është se pjesë e kësaj liste është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora dhe Jennifer Lopez. Sipas “Huffington Post”, Rita Ora ashtu si dhe Jennifer Lopez kanë veshur veshje, të cilat e kanë të çarën më të madhe seç duhet për të qenë të rehatshme. Ndërkohë, në listë janë dhe emra si Felicity Jones, e veshur me fund shumë voluminoz apo Jena Malone.
“Zakonisht ne e lëmë Rita Orën të bëjë të vetën, por kjo veshje e saj ka nevojë për pak koment. Jo vetëm kjo e çarë është shumë e madhe (nëse mund të quhet e çarë, sepse duket më tepër si shqyerje e madhe), por këpucët e saj i presin këmbët në një vend që nuk duket bukur, duke e bërë atë që duket shumë e shkurtër. Ne e dimë që ti mund të vishesh më mirë se kaq, Ora”, komenton “Huffington…”.

Rita gjen “dashurinë e jetës së saj”
Në faqen e saj në FB, këngëtarja ka komentuar se viti 2014, i cili është në përfundim, ka qenë një vit mësimi për të, ndërsa 2015-a do të jetë vërtet viti i saj. “2014 was a self-lesson year. 2015 is my year. * #ýORAtakeover”, shkruan Rita Ora, e cila kushedi sa plane dhe dëshira ka rezervuar për 2015-n. Por një gjë interesante që Rita bën publike, është “dashuria” e re e saj apo, siç e cilëson ajo, “shpirti i saj binjak”. “Zonja dhe zotërinj, mendoj se më në fund kam gjetur shpirtin tim binjak, dashurinë e jetës sime”, komenton Rita, ndërsa ka postuar një fotografi me një qenush të vogël bukurosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura