Rishfaqet Bjordi Mezini, kësaj here si krahu i djathtë i Ermal Mamaqit në serialin “H.O.T”

Sep 26, 2021 | 17:38
SHPËRNDAJE

Para disa netësh u organizua në Tiranë një festë për promovimin e serialit me të ftuar VIP nga arti, politika, televizioni. 

bjordi mezini (3)

Producenti Ermal Mamaqi, e nisi prezantimin e serialit “H.O.T” me një fjalim të shkurtër falenderues për të gjithë ata që kanë punuar në realizimin e këtij seriali.

bjordi mezini (1)

Më tej, ai zbuloi se seriali do të transmetohet në ekran në orën 20:00 dhe se që tani kanë nisur të punojnë për sezonin e dytë dhe të tretë: “H.O.T” është seriali dramë-komedi që do të mbajë shikuesit të mbërthyer pas ekranit. Është një histori e jashtëzakonshme, emocionuese. Përshëndetja e parë shkon për Amin, faleminderit që më le të luaj këtë film (qesh)! Ami lexoi skenarin, bëri ndryshimet e veta dhe filmi u realizua. Shaka, okay. Atëherë, falenderimi i parë shkon për bashkëproducentin dhe mikun tim, Dritan Huqin. Faleminderit për të gjithë punën! Faleminderit dhe ideatorit dhe regjisorit të serialit tonë, Bjordi Mezinit, ish-banori më i komentuar i “Big Brother 2”. 

bjordi mezini (2)

Ai shfaqet paksa i ndryshuar në këtë projekt të ri në kinemanë televizive, pas projektit të tij filmik “Kapiten Dinamo”.

Bjordi Mezini është një nga protagonistët më të komentuar të reality-show-t “Big Brother”, për historinë e veçantë të jetës dhe po ashtu lidhjen e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat. Pas shumë vitesh nga pjesëmarrja në atë spektakël, ai iu përkushtua punës si aktor dhe regjisor me seriale televizive, duke bërë realitet ëndrrën e tij të hershme për t’iu dedikuar kinemasë.

bjordi mezini (1)

Por gjërat ndryshuan edhe sa i takon jetës së tij sentimentale pas kthimit nga Italia dhe vendosjes në Tiranë. Prej 5 vitesh, ai është në lidhje me një vajzë simpatike brune, e panjohur në publik, që quhet Jona Spahiu.

jona spahiu bjordi mezini

Është vetë ajo që poston shpesh foto me Bjordin në “Instagram”, siç ishin pozat e udhëtimeve në Vjenë apo pushimet në Jug. Vetë Bjordi përpiqet të jetë sa më diskret në këtë histori, duke u mjaftuar me ndonjë një foto çift.

jona spahiu bjordi mezini1

Paralelisht me deklarimin e lidhjes së tij, pas serialit “Kokrrat”, që i dha tjetër famë, ai po punoi si regjisor për një tjetër serial që titullohej “Dopio”. Kujtojmë se projekti i ri ku ai bën pjesë “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si: Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

bjordi mezini (3)

Ermal Mamaqi e nisi projektin pas suksesit të dy filmave të tij “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja” do të sjellë një serial të ri.

Në një intervistë në “Dola tek Ola”, ai zbuloi disa nga personazhet dhe Inis Gjonin, e cila luan një rol negativ. Ermali edhe në këtë serial do të jetë pjesë edhe vetë dhe emri i tij do të jetë Daniel dhe shkurt Dani. Ai u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në film të jetë i ftuar edhe ndonjë politikan, pavarësisht krahut politik që i përket.

bjordi mezini (7)

Traileri i serialit “H.O.T” (Humans of Tirana) është publikuar, ndërkohë që ky njëherësh është edhe seriali i parë nga Ermal Mamaqi me bashkëproducent Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ermali shkruante: “HOT Seriali, është një tjetër sukses që jam i sigurt që do ta marrim këtë vjeshtë. Ekipi i yjeve këtë radhë është ekstrem dhe shumë Hot”.

bjordi mezini (6)

Ai u shpreh se seriali do të ketë plot 12 seri dhe zbuloi edhe kuptimin e titull të serialit H.O.T, që është shkurtim i “Humans of Tirana” (Humanët e Tiranës). Ermali tha me humor se sapo të shohim pjesën e parë të serialit, do të duam të dimë se si do të përfundojë seria e 12-të.

/Panoramaplus.al

ermal mamaqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura