Rinis aksioni për mbjelljen e pemëve në Tiranë, Veliaj: Këtë mandat mbyllim sheshin fundor te Bulevardi i Ri”

Jan 9, 2020 | 16:57
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka rinisur projektin për mbjelljen e pemëve, ndërsa aksionit iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Projekti që kemi më shumë përzemër është projekti i Tiranës me Pyllin Orbital. Shumica e qytetarëve ia kanë parë dukun punës dhe përpjekjes tonë në mandatin e parë për mbjelljen e pemëve në Tiranën Jugore, pra në zonën e Liqenit, përgjatë Unazës së Re, nga Fabrika e Miellit e deri te rrethrrotullimi i Farkës. Pjesa e Liqenit e çliruar nga zaptimi është gjëlberuar, por tani ka ardhur koha të shohim të njëjtën punë dhe cilësi në këtë mandat të dytë në Tiranën Veriore”, tha Veliaj.

245d73e1-77fa-4c85-a127-ec593960eab7

Ai shtoi se nga projekti i Lumit të Tiranës përfitojnë katër njësi administrative.

Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës u bë jo vetëm për të mbrojtur nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11 – ka 3 vjet që nuk e dëgjojmë më fjalën përmbytje te Bregu i Lumit – por, ka ardhur koha të investojmë me gjelbërim. Do të mbjellim 30 mijë pemë përgjatë gjithë Bregut të Lumit. Do të jetë praktikisht një lloj parku linear, siç është buza e Liqenit të Tiranës përgjatë autostradës.

Sot prishëm ndërtimet e fundit pa leje te “Shqiponja” dhe besoj u provua për të gjithë se ajo ishte një kauzë false e disa partive të rëna nga vakti, të cilat nuk mund ta mbajnë më peng Tiranën. Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe nuk mund të vazhdojmë pas 100 vitesh me të njëjtat biseda që kishte mbreti Zog me arkitektët për të ndërtuar një rrugë apo një Bulevard. Pas 100 vjetësh, të gjitha forcat politike duhet të thonë: Jepi gaz, të ecim sa më shpejt, jo të bllokojmë dhe të mbajmë peng. Humbëm një vit shumë të çmuar te zona e Astirit, por tani që ai mit ra bashkë me ndërtesën e fundit pa leje, kur janë akomoduar dhe shpronësuar të gjithë, besoj se është një moment shumë i mirë për të thënë se Tirana do ecë përpara”, shtoi ai.

ebfe2c5d-76a0-4e4f-9874-ddac0d5da2c4

Sipas Veliaj, këtë mandat do të bëhet edhe mbyllja ceremoniale e Bulevardit të Ri të Tiranës. “Jam shumë krenar për këtë sepse kemi një projekt fantastik; jemi në fazën e financimit dhe më pas do të fillojmë me fazën e zbatimit. Ajo që lipset është të fillojmë me 100 pemët e para të rritura. Duhet të vazhdojmë përditë në këtë segment, deri në mars-prill kur është periudha e mbjelljeve”, u shpreh Veliaj.

102275c1-2bf2-4d14-adc4-e843ff5a01f9 4d95180d-d404-4400-893f-afa356ad2025 0af4a370-e3d2-40bc-a324-a69a2d7e86df

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura