Rikthehet Tom Doshi: Nuk do jem pjesë e fushatës, Rama ka braktis socialistët, i shërben vetëm Ilir Metës (VIDEO)

Apr 29, 2015 | 11:31
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Deputeti Tom Doshi flet për herë të parë pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta lënë me detyrim paraqitje dhe jo më në arrest shtëpie. Në një prononcim për mediat ai tha se megjithatë nuk është i kënaqur nga vendimi i gjykatës.

Doshi pas vendimit te Gjykates

Doshi theksoi se nuk do të jetë në Kuvend të enjten, teksa akuzoi Ramën se ka braktisur socialistët dhe po i shërben vetëm Ilir Metës. 

Zoti Doshi një koment për vendimin e gjykatës që ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest shtëpiak’ në ‘detyrim paraqitje’, jeni i kënaqur nga ky vendim?

Jam i pakënaqur edhe me vendimin e parë edhe me vendimin e sotëm sepse asnjëra prej akuza nuk ekziston. Pavarësisht se Prokurori i Përgjithshëm, apo Kryeministri apo Kryetari i Kuvendit po bëjnë presion që unë mos të delsha i lirë, por s’kishim ça me ba, ishin në hall, edhe prokurori vetë nuk janë të zot me ngrit një akuzë. Por jam i pakënaqur.

Zoti Doshi do të jeni në Kuvend të enjten?

Jo nuk du me shku në Kuvend,…

Pse?

Pres që ça do bajnë prokuroria, kur të shkoj në Kuvend dua të bëj një diskutim që ta marrin vesh të gjithë shqiptarët të vërtetën.

Zoti Doshi do angazhoheni në zgjedhje, për fushatë? Në Shkodër do angazhoheni në mbështetje të Keti Bazhdarit?

Jo, jo. Nuk ka nevojë Rama…, po shijon pushtetin. Nuk i interesojnë zgjedhjet lokale kështu tha e mbrëmë, nuk janë një tregues për të. Ai ka braktis të gjithë socialistët me premtimet që ka bërë. Ai po i shërben vetëm Ilir Metës dhe LSI, kurse socialistët sot janë të braktisur prej Ramës si kryeministër.

I qëndroni versionit tuaj se ka pasur një komplot për vrasje?

I qëndroj dhe do të vazhdoj deri në fund që të zbardhet kjo çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura