Rikthehet aktorja e njohura Justina Aliaj: Ju ulem në gjunjë, mos e prishni Teatrin Kombëtar

Jul 31, 2019 | 23:27
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur shqiptare, Justina Aliaj, njëkohësisht edhe këngëtare, është bashkuar mbrëmjen e sotme në protestën e artistëve kundër prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

justina aliaj

Aktorja tha se ishte e gatshme të ulej në gjunjë për shpëtimin e godinës.

“Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë dhe të gjithë ne luftojmë për një çështje të thjeshtë. Unë mbaj mend shfaqjen e fundit. A e dini se si më dukej? Sikur ato muret më duket se flisnin dhe më thoshin po të mbajmë mbi shpatulla, dil e thuaj fjalën tënde, dil e thuaj çfarë kemi parë ne dhe kështu pafundësisht të jetojë ky teatër. Është një detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tane. Nëse është e nevojshme me ju ul në gjunjë, unë ju ulem në gjunjë për Teatrin. Është kënaqësi e madhe me pas miq, kolegë e qëndrestarë”, tha aktorja Aliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura