‘Rikthehen’ fundjavat me diell, mot i kthjellët por mëngjeset do jenë të freskëta

Apr 9, 2021 | 15:10
SHPËRNDAJE

moti me re me diell

Për të gjithë të apasionuarit e udhëtimeve lajme të mira vijnë nga moti sa i përket kësaj fundjave.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se moti këtë fundjavë do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare.

Vranësirat do të jenë kryesisht në orët e mesditës dhe më të theksuara në relievet malore.

Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat por në ato të mëngjesit mbeten ende të freskëta.

Era këtë fundjave do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi deri në 8-10m/s.

171203234_1149465478826123_3965729301472236718_n 171553279_1149465985492739_291904543440809388_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura