Rezoluta e PS-së anti-korrupsion/ Basha: Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK! Ndihmohen zyrtarët për t’i shpëtuar akuzave

May 9, 2024 | 10:06
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se mazhoranca përmes ndryshimeve ligjore kërkon të vështirësojë punën e SPAK, pasi PS prezantoi projektrezolutën anti-korrupsion.

Basha u shpreh se kjo i vjen në ndihmë zyrtarëve të korruptuar që ti shpëtojnë akuzave.

Ai theksoi se PD është vendosur në krah të interesit të qytetarëve dhe kundër aleancës së të korruptuarve.

Lulzim Basha: Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarë të korruptuar ti shpëtojnë akuzave si shpërdorimi i detyrave apo akteve të tjera të rënda ku dëmtojnë palcërisht interesat e qytetarëve shqiptarë, ku zhduken miliona euro që mund të shkonin për të shëruar plagët sociale.

Miliona euro merren nga taksat e rritura dhe zhduken në xhepat e zyrtarë të korruptuar. Kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK.

Prioriteti kryesor i shqiptarëve është ta zhbëjnë këtë aleancë, kurse kjo aleancë kërkon të zhbëjë SPAK. PD është vendosur në krah të interesit të qytetarët dhe kundër aleancës së të korruptuarve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura