Revolucion në shkencë, tani mund të rritet jetëgjatësia e njerëzve

Nov 19, 2016 | 20:50
SHPËRNDAJE

Revolucion në shkencë. Shkencëtarët kanë zbuluar se si të ndreqin ADN për të riparuar “gjenet e thyera” për të kuruar sëmundje të pashërueshme dhe potencialisht të rrisin jetëgjatësinë e njeriut.

3A737E9900000578-3943298-image-a-38_1479326528528

Deri më tani, nuk ka qenë e mundur për të ndryshuar gjenet në tru, zemër, mëlçi dhe sy, nga ku hedhin rrënjët shumë sëmundje me efekte të mëdha negative.

Që qelizat në këto organe jetësore nuk priren për t’u ndarë, është e vështirë për të fituar akses për të bërë ndryshime, shkruan “Panorama”.

Megjithatë, hulumtuesit në Institutin Salk pretendojnë se kanë zbuluar “teknikën e shenjtë të redaktimit të gjenit”, e cila mund të presë ne menyre sa me delikate dhe pa probleme ADN-në.

Deri më tani, teknika, e quajtur Hiti, është përdorur për të rivendosur shikimin me sukses tek minjtë ne laborator.

Studiuesi udheheqes i studimit, Profesor Juan Carlos Izpisua Belmonte këmbëngul se kjo nuk është asgjë në krahasim me ndryshimet teknike që mund të ketë në dekadat që do të vijnë.

“Ne jemi të ngazëllyer shumë nga teknologjia që kemi zbuluar, sepse kjo është diçka që nuk mund të bëhej më para”, tha Dr Belmonte.

Përktheu dhe përshtati Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura