Revoltohet Adelina Ismaili, “Do t’i hedh në gjyq…po vjedhin dhe bastardojnë krijimtarinë time…”

SHPËRNDAJE

Ajo është një nga këngëtaret e njohura të skenës shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. E kemi fjalën për Adelina Ismailin.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi në ‘Instastory’ diçka që e ka revoltuar së tepërmi.

Adelina akuzon dy këngëtarë të tjerë kosovarë të cilët sipas saj po i vjedhin produktin muzikor dhe krijimtarinë dhe paralajmëron se së shpejti do i ndjekë në gjyqe.

Një nga këngët e saj “Shko n’Rrs” është kënduar në një emision për vitin e ri nga Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu.

“Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, ka shkruar këngëtarja e njohur.



Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.