Reshjet e dëborës sjellin probleme, ja rrugët ku nuk duhet të lëvizni pa zinxhirë

Feb 23, 2019 | 9:41
SHPËRNDAJE

debore korceReshjet e dëborës kanë filluar që gjatë natës në disa qarqe të vendit, e më kryesisht në juglindje.

Sipas ARRSH në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, dhe rruga e Dardhës dhe e Voskopojës shoferët duhet të  përdorin zinxhirë, ndërsa ka vijuar edhe puna për pastrimin e rrugëve nga dëbora. Ndërkohë që ARRSH bën thirrje për drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore.

bora korce

Njoftimi i ARRSH

Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorun zinxhir në rrugët që kemi lajmërur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

debore bora

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura