Reperi bën deklaratën shokuese: Vizitoj vajzën tek gjinekologu për t’i kontrolluar virgjërinë

Nov 7, 2019 | 11:26
SHPËRNDAJE

Reperi mjaft i njohur T.I ka bërë një deklaratë që i ka shokuar të gjithë. Fjala është për vajzën e tij 18 vjeçare. Gjatë një interviste në episodin ‘Life Hacks’m T.I u pyet për marrëhënien që ka me të bijën dhe a diskuton me të rreth raporteve seksuale.

Reperi është shprehur që jo vetëm që bisedon por edhe ka ‘nën kontroll’ virgjërinë e vajzës së tij.

Ai tha se shkon me të bijën tek gjinekologu për të kontrolluar nëse virgjëria e saj është ende e paprekur, madje shprehet krenar që në ditëlindjen e saj të 18-të, Deyjah është ende e ‘paprekur’.

reperi

“Shkojmë, ulemi, mjeku vjen dhe na përshëndet, ruan një nivel të lartë profesionalizmi,” tha reperi 39-vjeçar për podcastin Ladies Like Us. “Më thotë, ‘Zotëri, që të ndaj me ju këtë informacion, duhet të…’ Dhe unë pyes, ‘Deyjah, duhet të firmosësh këtu që mjeku të më informojë. Ka ndonjë gjë që s’duhet ta di unë? E sheh doktor? S’ka asnjë problem.”, u shpreh ai.

Por kur u pyet nëse e bën të njëjtën gjë me djalin e tij 15 vjeçar, ai thotë që jo, madje pohon që i biri është aktiv seksualisht.

Kjo shkaktoi irritim tek fansat e tij në rrjetet sociale duke e quajtur atë hipokrit. Sipas tyre, reperi ishte duke shkelur privatësinë e vajzës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura