Rënie masive dherash dhe gurësh te ‘Kthesa e Murrashit’ në rrugën Librazhd-Elbasan

Jan 19, 2024 | 8:14
SHPËRNDAJE

Në aksin Librazhd -Elbasan ka pasur rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kthesave të Murrashit ” në një gjatësi prej 15 m i mbuluar nga inerte, mëngjesin e sotëm.

Renie-masive-librazhd

Sipas News24, Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e trafikut. Ndërkohë po punohet për hapjen e shpejtë të aksit rrugor të bllokuar.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme nga rrëshqitjet nga shpati i kodrës së Murrashit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura