RENEA qëllon për vdekje vrasësin e kreut të Forcave Speciale në Shkodër

Oct 4, 2015 | 7:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/07:11– Pas pothuajse 12 orësh operacion për kapjen e autorit të vrasjes së kreut të FNSH-së së Shkodrës, RENEA më në fund i është kundërpërgjigjur Ruzhdi Arishtës këtë mëngjës. 

Sipas informacioneve nga terreni, RENEA ka mundur ta qëllojë Arishtën, duke e lënë të vdekur. 56-vjeçari fshihej në aneksin e banesës që prej natës së mbrëmshme dhe nuk ka pranuar të dorëzohej. 

Në këtë mënyrë, RENEA ka pritur deri në zbardhjen e ditës dhe më pas ka ndërhyrë duke u futur në banesë. 

Arishta ka qëlluar sërish sot ndaj RENEA-s në orën 7:00, kur nisi mësymja. RENEA iu kundërpërgjigj me zjarr duke e lënë të vrarë. 

Ruzhdi Arishta, 56 vjeç plagosi dje pas një sherri për gardhin, fqinjin e tij 21-vjeçar dhe më pas, gjatë fshehjes nga policia, qëlloi me breshëri automatiku, kreun e FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjetën.

01.30-
Policia i ben thirrje vrasesit te kreut te FNSH-se qe te dorezohet, por si kunderpergjigje merr nje bresheri automatiku. Prej disa oresh Ruzhdi Arishta eshte rrethuar nga uniformat blu, por nuk ka pranuar te dorezohet. 

00.30- Policia po shkemben zjarr me Ruzhdi Arishtën, i cili vazhdon të jetë i fshehur në një banesë në rrugën Shkodër- Muriqan, që të çon në Malin e Zi. 

00:01- “Panorama” mëson se reparti RENEA ka përdorur autoblindin për t’u afruar në banesën e autorit të vrasjes së kreut të FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjetës. 

ngjarja1

RENEA vepron, gaz lotsjellëz dhe plumba ndaj Arishtës
 
23:04-
RENEA vendos që të kundërprigjet ndaj zjarrit të autorit të vrasjes së komandantit të FNSH-së dhe plagosjes së 21-vjeçarit. 

Kështu, pasi Ruzhdi Arishta qëlloi sërish mbi forcat blu, të cilat e kanë rrethuar në banesën e tij në Oblikë, Shkodër-Murriqan, RENEA ka vendosur të bëjë lëvizjen e saj. 

Fillimisht, forcat RENEA kanë hedhur gaz lotsjellës në çatinë e banesës së agresorit dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të dritareve dhe derës së banesës. 

Me këto zhvillime që po merr ngjarja, duket se do të jetë e vështirë që autori, Ruzhdi Arishta të kapet i gjallë. Ai refuzon çdo lloj negocimi dhe nuk pranon të dorëzohet. 

Vrasësi i kreut të Forcave Speciale qëllon sërish, s’ka të lënduar

22: 51-Autori i vrases së komandantit të FNSH-së, vazhdon të jetë i rrethuar në banesë, ndërsa ka qëlluar sërish ndaj efektivëve të Policisë, FNSH-së dhe RENEA-s. 

ngjarja2Ruzhdi Arishta gjendet i rrethuar prej 3 orësh në banesën e tij në fshatin Oblikë të Shkodrës. Sipas informacioneve nga vendngjarja, mësohet se ai ka zbrazur një tjetër karikator ndaj Policisë. 

Fatmirësisht, nuk ka asnjë efektiv të lënduar nga zjarri i dytë i 56-vjeçarit. “Panorama” mëson nga vendngjarja se RENEA ende nuk ka vendosur t’ia kthejë zjarrin të kërkuarit, që tronditi vendin me plagosjen e fqinjit dhe vrasjen e komandantit të FNSH-së, Simon Gjeta. 

Burimet policore thonë se plani është që të pritet deri sa të zbardhë dhe më pas të veprohet. 

Vrasësi i kreut të Forcave Speciale rrethohet në banesë. Blindohet zona

21:10-Autori i vrasjes së kreut të FNSH-së, Ruzhdi Arishta është rrethuar nga policia brenda në banesën e tij, në kodrën e fshatit Oblikë. 

Në vendngjarje janë mbledhur 60 forca policie, 30 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. 

Gjithashtu, kanë mbërritur edhe forcat RENEA, së bashku me një autoblind. E gjithë zona është e rrethuar dhe po i bëhet thirrje autorit që të dorëzohet. 

ngjarja3Ai gjendet vetëm në banesë dhe është fshehur në një nga dhomat e shtëpisë, i armatosur me kallashnikov. 

RENEA po përgatitet që të ndërhyjë brenda në banesën e tij. Ndërkohë kujtojmë se Ruzhdi Arishta, 56 vjeç qëlloi me pistoletë fqinjin e tij 21-vjeçar pas sherrit për gardhin e shtëpisë.  Në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. 

Pas kësaj, gjatë operacionit për kapjen e tij, ai qëlloi edhe kreun e FNSH-së, Simon Gjetën, i cili vdiq në spital. 

Ruzhdi Arishta, dyshohet se ka çrregullime mendore

20:45-Policia ka kërkuar përforcime për kapjen e autorit të vrasjes së komandantit të FNSH-së gjatë aksionit dhe drejt Shkodrës janë nisur forcat RENEA.

Aktualisht, Ruzhdi Arishta, i cili plagosi një 21-vjeçar në Oblikë pas sherrit për gardhin e shtëpisë, dhe më pas qëlloi për vdekje komandantin e FNSH-së gjatë operacionit. Ky i fundit hyri në banesën e tij dhe ai hapi zjarr me breshëri ndaj Gjetës. 

Sipas Burimeve, mësohet se Arishta është me çrregullime mendore dhe dyshohet se shkaqet e plagosjes së 21-vjeçarit kanë qenë konfliktet e pronësisë. 

Vrasja e Komandantit të FNSH-së

19:36- Thellohet bilanci i të shtënave në Shkodër, ku një person nga fshati Oblikë, pasi ka qëlluar një bashkëfshatar 21-vjeçar me armë zjarri, ka hapur zjarr edhe ndaj Policisë duke plagosur kreun e FNSH-së (Forcave të ndërhyrjes së Shpejtë), Simon Gjetën. 

Simon GjetaKy i fundit ndërroi jetë në spital, pak pas mbërritjes, pasi nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra. 

Ngjarja ka ndodhur pasdite, rreth orës 19:00, ku pas një konflikti për gardhin e oborrit me fqinjin, 21-vjeçarin Besar Sherbela, autori Ruzhdi Arishta nxori armën dhe e plagosi këtë të fundit me plumb në kraharor.

 Më pas, gjatë ndekjes nga Policia në kodrën e Oblikës, ku ndodhet edhe banesa e autorit, ai  qëlloi komandantin e FNSH-së, i cili hyri në banesë për ta ndaluar. 

vrasje-policia-naten
Arishta ishte i rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nga Policia e Rendit. Këta të fundit i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por ai s’ka pranuar dhe ka qëlluar ndaj bluve. 

Autori gjendet në Kodrën e Oblikës të shenjuar me rreth në verdhë
Autori gjendet në Kodrën e Oblikës të shenjuar me rreth në verdhë

Ngjarja

19:14-Gjithçka ka nisur pas një sherri për një gardh mes autorit, Ruzhdi Arishta dhe bashkëfshatarit të tij, Besar Sherbela në fshatin Oblikë të Shkodrës. 

Arishta u konliktua me 21-vjeçarin  dhe në gjaknxehtësi e sipër, nxori armën e tij dhe qëlloi mbi të duke e plagosur në kraharor. 

Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal në Shkodrës. 

Policia, pasi identifikoi autorin, u vu në ndekje të menjëhershme të tij. Arishta, duke përfituar nga terreni malor i zonës dhe nga errësira mundi të fshihej përkohësisht, por e gjeti veten më pas të rrethuar në banesën e tij.  

Policia i bëri disa herë thirrje që të dorëzohej, por ai u përgjigj me zjarr, duke plagosur rëndë komandantin e FNSH-së, i cili ndërroi jetë në spital. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura