Reforma në drejtësi, ambasadori Lu takohet me Berishën

May 30, 2016 | 18:34
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha pati nje takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Ne kete takim ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me perpjekjet e komunitetit nderkombetar per te arritur ne nje kompromis midis pozites dhe opozites per te votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit te percaktuar.

sb-lu 2Ne takim Berisha shprehu vleresimin e tij te sinqerte per perpjekjet e ambasadorit Lu per arritjen e nje kompromisi, ne vleresimin tij plotesisht te mundshem, midis paleve per votimin e reformes.

Ne takim Berisha u ndal ne rendesine jetike qe ka zbatimi i ligjit te dekriminalizimit, per institucionet dhe vendin ne teresi. Ai theksoi  se Edi Rama nuk ka vullnet per zbatimin e ketij ligji.

Berisha u shpreh se Rama, pasi ka futur ne Parlament vrases, pengmarres, trafikante jo qe nuk kerkon ndjese po perpiqet te maskoje aktin e tij kriminal duke i  krahasuar ata me deputete te denuar per shkelje te rregullave te trafikut rrugor apo te burgosur me ligjin e arratisjes se kohes se diktatures, nderkohe mashtron diplomate te huaj duke iu thene se ai vertet ka futur kriminele nga Veriu ne Parlament por ato zona ashtu qeverisen dhe se ata i ka marre nga Berisha.

Ne kete kontekst Berisha theksoi se nga lista e PD nga viti 1991 deri sot nuk ka absolutisht asnje deputet apo kandidat per deputet te denuar per krimet e konventes. Biseda ishte e hapur!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura