“Reforma, fiks për Boschart gishtin”, ish-ministri “sulm” partive: E kanë hallin te paratë

Nov 20, 2019 | 9:45
SHPËRNDAJE

Pas takimit te fundit per Reformen Zgjedhore dhe debatit per financimin e partive, ish-ministri i Drejtësisë ka ironizuar paritë politike, duke theksuar se hallin e vetem e kane te parate. 

manjani-655x356

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Manjani shkruan se “Halli më i madh është nga ti marrin paret partitë, nga buxheti apo nga privati” dhe me tej ironizon: “Çfarë reformë! E denjë fiks për Boschart gishtin”.

Postimi i Manjanit 

Shihni me vemendje se për çfarë reforme zgjedhore po zihen.

Halli më i madh është nga ti marrin paret partitë, nga buxheti apo nga privati. Me t’thënë mendja se vërtetë nuk e dinë se ku të gjejnë para… hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

Kanë harxhuar gjithë ditën e lume sot vetëm për kët punë.

Çfarë reformë! E denjë fiks për Boschart gishtin. ?

Ndërkohë ende asnjë fjalë të vetme, si do të garantohet që shqiptarët të zgjedhin? Si do ta bëjnë që vota e tyre të ketë njësoj vlerë, kudo ajo hidhet? Si do ushtrohet demokracia direkte, kur politika dështon? Si të ndalet monizmi dhe të ndërtohet një pushtet politik që qeveris dhe jo sundon? Si të mandatohet një qeveri negociatore me shoqërinë dhe një opozite kërcënuese ndaj qeverisë?

Asnjë fjalë të vetme.

Vetem për pare, të drejta partish, komisionesh, ankimesh, gjobash e procedurash. A thua se ky është qëllimi i zgjedhjeve të caktojmë kush ka të drejtë të fitojë para e kush të emërojë komisionerë.

Kulmi!

Ka të drejtë Boschart: ???

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura