Reciprociteti i targave/ Reagon Meta: Të kapërcehen tensionet! Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe integriteti territorial i Kosovës faktor kyç për…

Sep 22, 2021 | 10:55
SHPËRNDAJE

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi tensionet në Veri të Kosovës që nisën pasi qeveria Kurti vendosi reciprocitetin e targave të automjeteve me Serbinë.

presidenti Ilir Meta

Kreu i shtetit thekson se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe integriteti territorial i Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

Presidenti Meta thekson se palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet.

Mesazhi i plotë

Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura