RECETA/ Forma me makarona në lule kungulli

Apr 23, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Lulet e kungullit janë mjaft të mira për shëndetin, por shpesh të vënë përpara dilemës se si duhen gatuar. Sigurisht që ka edhe mënyra më të thjeshta se kaq, mjafton të përgatisni një brumë si të krepave, t’i zhysni lulet e pastruara në të dhe t’i skuqni.

 

Sformatini-nei-fiori-di-zucca-890x570

Receta e sotme është pak më impenjative, por jo e pamundur. Përbërësit janë më të shumtë dhe shija më e plotë. Në këtë rast, përveç se për shije, lulet e kungullit kanë pjesën më të madhe të rëndësisë edhe në pamjen e kësaj pjate.

Përbërësit: 500 gr sepie; Makarona të vogla 300 gr; Kungull 300 gr; Karota 100 gr; 24 lule kungulli; 1 vezë; Verë të bardhë; 1 qepë të kuqe; Hudhër; Timo; Majdanoz; Borzilok; Gjalpë; Vaj ulliri; Kripë

Përgatitja: Pastroni në fillim sepjet, ndani bishtat nga koka dhe kalojini në tigan me 2 thelpinj hudhër, qepën e prerë në copa të vogla, pak vaj ulliri. Pak minuta më pas shtoni verën e bardhë dhe ujë; lërini të ziejnë për rreth 15 minuta. Në një tjetër tigan kaloni karotën e prerë me pak vaj, shtoni pak ujë e kur të avullojë, hiqeni. Prisni 100 gr kunguj në kubikë dhe shtojani karotave, kaurdisni edhe për një minutë tjetër.

Shtoni kripë dhe erëzat. Në po këtë tigan kaloni edhe sepiet që përgatitët. Hidhni makaronat, ujë të valuar dhe lërini të përfundojë zierja. Në fund, shtoni vezën, trazojini mirë dhe pas një minute, hiqeni. Lyeni me pak gjalpë 6 forma dhe fundin bashkë me pjesët anësore të gjithsecilës, visheni me lulet e kungullit. Mbushni enët me masën që gatuat dhe futeni në furrë për 10 minuta.

Në pjatë do të shtoni pjesën tjetër të kungujve, kremozë tashmë. Pasi ta keni prerë në kubikë e ta keni kaluar për skuqje në pak vaj ulliri me hudhër, kripë e piper, transferojeni në mikser.

Role kungujsh me grurë në krem shpargujsh

Rotolini-con-grano-cotto-in-salsa-di-asparagi-890x570

Përbërësit: 3 kunguj; Grurë të zier 500 gr; Shparguj; 10 Qepë të njoma; 150 gr Presh; 150 gr Bizele të freskëta; 120 gr 2 karota; Krem qumështi 100 gr; 1 thelb hudhër; 1 qepë të kuqe Timo; Majdanoz; Djathë grana të grirë; Gjalpë; Vaj ulliri; Kripë; Piper

Përgatitja: Pastroni dhe prisni në feta së gjati kungujt. Prisni në copa të vogla karotat, qepët dhe preshin. Kalojini në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhrën, duke i përzier për 2-3 minuta në zjarr të fortë. Shtoni më pas bizelet dhe lërini për 3 minuta të tjera. Hidhni erëzat e grira, hiqeni nga zjarri dhe hidhni djathin e grirë. Rregulloni shijen me kripë e piper dhe lëreni të ftohet. Prisni shpargujt në copa të vogla.

Grini qepën dhe skuqini në një tigan me pak gjalpë. Hidhni më pas kremin e qumështit dhe nëse nevojitet, pak ujë. Kalojeni në mikser deri sa të përftoni një masë kremoze. Tek ena e perimeve hidhni grurin, përziejeni mirë dhe me masën mbushni fetat e kungujve, të cilat përpiquni t’i vendosni si në fotografi në një tavë. Futini në furrë për 10 minuta dhe shërbejini të shoqëruar me salcën e shpargujve.

Tortat që nuk shëndoshin, të bukura e vegjetariane

Janë aq të bukura, saqë duken të gjitha si të pa vërteta. Në fakt janë, janë reale dhe shumë të shijshme. Mbi të gjitha, ajo që na shqetëson gjithnjë, janë dietike. I ka shpikur një bloger japonez, Misuki Moriysan, ndërsa të gjithë tani që i shohin duan të shkojnë në restorantin e tij për t’i provuar. Lokali u është kushtuar tërësisht tortave të kripura ndërsa imazhet tashmë po bëjnë xhiron e botës aq sa duken si viruse.

salad_470x505

Kanë lindur fare rastësisht, ndërsa Misuki punonte në një tjetër restorant si ndihmës. Ka provuar të ‘shpikë’ një gatim kreativ për të tërhequr klientët dhe të gjithë kanë mbetur pa fjalë. Kjo është një tjetër provë që tregon se pamja ka efektin e saj. Reagimet ishin aq entuziaste saqë kuzhinieri i ri nuk vonoi të hapë restorantin e tij. Ja pra, ka edhe torta që nuk të shëndoshin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura