RECENCË nga Ermir Nika: E pacak, “Nata” demoniake e Preç Zogajt

Jan 19, 2024 | 23:03
SHPËRNDAJE

-900-0-1705576113xunnamed-861

Ermir Nika

Duket kaq e ftohtë dhe e mprehtë si tehu i thikës së fildishtë

Do të ishte vetëm “Nata”, jo thjesht si një rend ko- hor por në dukje si një planet i paprekur kurrë nga drita, vendodhja ku do të përvijoheshin me dukshëm se kurrë tiparet e një vrasësi. Preç Zogaj në përvijimin e kësaj tablloje të mbujtur me nota tragjizmi, shihet se hera herës lëshon penën për të marrë në dorë penelin, sepse çdo mjet që ndihmon në rindërtimin e gjithë asaj ndodhie, duket sikur e humbet fuqinë ripërtëritëse në duart e të vetmit dëshimtar që ka marrë përsipër të rrëfehet. Ende nuk dihet se kujt do t’ia beso- jë ai rrëfimin e tij; priftit apo ligjit?!

Pse koha për hakëmarrje ndihet se ende nuk është shterrur?! Pse gjithë ky hezitim për ta risjellë edhe njëherë atë ngjarje ashtu sikur ka ndodhur apo siç e kanë përjetuar ata të cilët u ndodhën apo u njohën me të ras- tësisht?!

Një gjë vihet re fare qartë; këtu nuk kemi të bëjmë me një panoramë apo për të qenë më të drejtpërdrejtë, ajo që do të njohim nuk është thjesht një lojë ngjyrash por një përfshirje dhe fundosje në subkoshiencën e familjes ku genetikisht bëjmë pjesë. Zogaj kështu po na ysht tinëz, të biem në një hipnozë për të rikrijuar tek gjithësecili prej nesh atë që përjetuam apo përjetuan paraardhësit tanë, mote të shkuara.

E nëse ke patur këtë synim për të na mohuar gjumin apo dremitjen e kësisoj, për të mos na lënë të ëndërrojmë të nesërmen, mallkuar qofsh!

Gjithësesi, koha është ai faktor që do të zbusë e paqë- tojë shpirtat e trazuar të atyre që kanë rënë të flenë e të atyre që po rrijnë ende zgjuar e presin….

Sidoqoftë, ne ende do të besojmë se e djeshmja dhe e sotmja vihen në lëvizje dhe ndryshohen nga ngjarjet që përmbëjnë mekanizmin i cili përshpejton prirjen trasn- formuese të tyre. Mbase ky proces është dënuar të mbetet thjesht dhe vetëm një iluzion i ngrirë. Me gjasë është thënë që për ndonjë motiv të caktuar, diku gjithç- ka të mbetet e palëvizur dhe e paprekur, sikur të dësh- mojë pikënisjen. Edhe në ato vise të askundit, ku vizitorët dhe kuriozët janë më të rrallë, thuhet se ka një shoqëri të dënuar me ritualin dhe ligjësitë e hekurta të saj, të shkruara dikur në një gjuhë të vjetër, e cila në realitet merr forcën e rrëfimeve të të parëve. Janë pikërisht, fjalët e tyre, të cilat kohë pas kohe marrin peshën e vargjeve epike, ku ndihet se ka mbetur pezull botëkuptimi i çdo gjenerate, që lind e vdes në atë kënd gati ishullor.

Në pamje të parë, të krijohet ideja sikur autori në këtë rrëfim, pafajësisht flet për një skaj periferik, me njerëz të mbledhur rastësisht nga vise të thella, gati ekzotike, ku akrepat për ta kanë ngelur diku në rrethin e Mesjetës dhe kështu, kinse në pafajësinë e tij “narrative”, duke dashur të mos e tradhtojë dëshminë e tij, shihet qartë se ai zbulon një qytetërim, të fshehur nga pjesa tjetër e kontinentit! Pse jo, mënyra e narracionit, fsheh në vetvete një fuqi gati demoniake që sundon në mendësinë e protago- nistëve kryesorë të këtij romani, të cilët pra këto krijesa nëpër kapituj klonohen dhe marrin rol në hapësirën e pamatë të terrenit ku zhvillohen ngjarjet, saqë në një çast të bëhet sikur, këta banorë të këtij gadishulli, të paepur ndaj rregullave gati të padukshme të shoqërive të hapu- ra, hap pas hapi do të mësyjnë për ta pushtuar dhe për t’i rikthyer në zanafillë, popujt e brigjeve e sinorëve përtej.

-900-0-402323601_892276392267591_947864529980677620_n-1

Autori në kompozimin e këtij subjekti dhe krejt struk- turës së romanit “Nata”, në fakt nuk duket se është thjesht rrëfimari apo ndërlidhësi i asaj historie plot akabritet ku babai do të dënojë me vdekje dhe do të ekzekutojë bijën e tij, por edhe dëshmitari që do ta përcjellë atë, pa asnjë retush tek lexuesi i Mileniumit të ri. Paskëtaj, ai zbulo- het nëpër krejt trajektoren që ndjek se zotëron një tjetër fuqi pasi ai dhe vetëm ai është përndjekësi por edhe akuzuesi kryesor, madje njëherazi edhe gjykuesi më i madh i saj.

Është pikërisht stili autorial që i përngjan psikolog- jisë së një vrasësi gjakëftohtë dhe kjo për sa kohë ai nuk mëton të krijojë një rrethanë për ta parandaluar krimin brenda famijes! Autori këtu është po aq gjakftohë sa edhe personazhi vrasës, madje duket sikur krijon të gjithë terrenin e duhur që Afrim Malaj, babai i sunduar nga një psikologji e rënduar, nën trysninë e opinionit kolektiv, të kryejë krimin makabër ndaj bijës së tij Marjanës! Dashur padashur, autori në mënyrë krejt të vetëdijshme, na përf- shin e kështu pakuptuar, na shndërron në dëshmitarë por edhe përgjegjës sa kohë heshtja jonë prej lexuesi duket sikur i lë ngjarjet të pasojnë njëra tjetrën.

Aspak rastësisht, Zogaj na përfshin në atë krim, sa kohë mban peng heshtjen e të gjithë atyre që u njohën apo do të njihen me këtë histori e cila gjatë leximit kup- ton se nuk është pjellë e fantazisë. Gjithkush që endet në njohjen e kësaj ngjarjeje duket sikur nuk e gjen dot forcën për të ndalur vrasësin, sikur edhe për një grimë e për të shpëtuar më çdo mënyrë të mundshme, viktimën!

“Nata” është ndër ato romane që nuk të lë të bësh paqe me autorin dhe historinë e treguar prej tij sepse ajo ve- tiu shndërrohet në historinë e gjithëkujt, sa kohë bëhemi pjesë e së njëjtës mendësi, ruajtjes së kodit të nderit!

Preç Zogaj në këtë roman, na ka dhënë të kuptojmë se rrënjët e tranzicionit në Shqipëri, nuk nisin e përfundo- jnë me ardhjen apo rrënimin e një sistemi social – poli- tik. Përkundrazi, kjo etapë po duket aq e pambarimtë, aq sa kufijtë e saj shtyhen e tendosen në rokadën e sheku- jve. Në këtë subjekt harlisen e nxjerrin kokë shumë e shumë rrëfenja epike, kapituj këngësh nga poemat e lash- ta, aq sa kohët e të cilave të lënë të kuptosh se ngatërro- hen e ndryshojnë për të përfshirë epoka të tëra së bash- ku.

Të gjithë ne, vite me parë, u njohëm dhe u duk sikur e kaluam me shpërfillje atë ngjarje të ndodhur në per- iferi të metropolit, në mbyllje të Mijëçarit të Vjetër dhe në vigjilje të Milieniumit të Ri. Por diku atje përreth ng- jarjes nuk u spikat sa duhet prania e dikujt. Saktësisht e atij që do ta përvetësonte dhe ritregonte këtë ngjarje, tamam atëherë kur të gjithë besuam se rregullat ka- nunore i patëm lënë pas. Do të ishte pikërisht kjo vrasje që do të shndërrohej në epilogun por dhe prologun e një epoke apo dy epokave bashkë, të cilat mendohet se për- plasen por edhe trupëzohen e ndërlidhen me njëra tjetrën, ashtu si gjymtyrët e një trupi që nuk i ka rënë ende gongu i orës biologjike.

Kjo natë, është dhe do të mbahet mend ndoshta si më e gjata nga të gjitha netët që përshkojnë njerëzimin. Kjo për faktin se ajo nuk lindi për të qenë një natë apokalip- tike. Pas saj, sado ç’njerëzore të duken personazhet dhe ngjarjet brenda saj, nuk do të ndryshojë më asgjë por gjithçka do të rend nëpër të njëjtat norma dhe shtigje dhe ngyresa, ku njeriu do të mbetet ende me tiparet e tij barbare, aq të theksuara në përshkrimet e historianëve antikë apo mesjetarë. Ja, padashur kohërat sërish ngatër- rohen edhe në këtë analizë ndaj këtij realiteti të ashpër i cili, të zhvesh padashur e të zhbën me ngut, për të të rik- thyer në nisjen e gjithçkaje e ku fundin, mbase nuk e prek askush me vullnetin e tij.

Kjo vepër po shënon epikrizën e shoqërisë sonë, duke na zbardhur besnikërisht AND e njeriut dhe krejt bash- kësisë ku gjithësecili prej nesh ka prejardhjen dhe ecën kuturu drejt një të ardhmeje të supozuar. Në fakt, njeriu po ecën prej motesh nëpër të njëjtat spirale e për këtë mbase nuk është aspak i vetëdijshëm. Si për dreq, sfondi ku janë luajtur aktet e kësaj tragjedie, nuk denjon të ndry- shojë e as ta ndryshojë kërkush. Me përsëritjen e ngjar- jeve dhe situatave sipas një riti të shkruar nga të parët ai nuk është më joshës, por ngjall gjithmonë një lloj frike e pasigurie. Aty çdo thirrje do t’i përgjigjet vetvetes, sa kohë honet e ndërgjegjës do të mbeten të panjohura dhe të pashpjeguara për çdokënd, atë që fati apo rastësia do ta bëjë të ndihet jo thjesht lexues por edhe një dëshmitar e personazh i padukshëm i kësaj historie, ku në thelb është vet njeriu i cili përbuz metamorfozën, nëpër të cilën vdes dhe ripërtërihet pjesa tjetër e botës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura