Reali ka dërguar plot 14 lojtarë në ekipet kombëtare në ndeshjet miqësore dhe ato zyrtare në mars. Pas përfundimit të angazhimit me përfaqësueset e vendeve të tyre, ata janë kthyer në bazë, në kryeqytetin e Spanjës me më shumë sesa 50 mijë kilometra nën këmbë dhe 1894 minuta gjatë ndeshjeve miqësore dhe kualifikuese për “Euro 2024” që kanë luajtur gjatë ditëve të fundit.
Të gjithë janë kthyer dhe kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e fundjavës (të dielën) kundër Bilbaos (21:00). Praktikisht të gjithë kanë luajtur në Europë, me përjashtim të Luka Modriçit dhe Brahim Diazit. Mes tyre ata kanë udhëtuar 54,169.35 kilometra në këtë javë të fundit. Përveç kësaj, ata kanë luajtur 1894 minuta mes miqësoreve të ndryshme. Lunin ishte i vetmi që ka luajtur dy ndeshje zyrtare, ku me Ukrainën e tij arriti të kualifikohej në kampionatin europian të kësaj vere në Gjermani. Lunin ka luajtur 180 minuta me Ukrainën në dy ndeshjet kualifikuese kundër Bosnjës dhe Islandës, dy fitore identike 2-1 që i dhanë biletën për në Gjermani me një total prej 4651.02 kilometrash.
FRIKA PËR KAMAVINGËN Mesfushorët francezë të Madridit, Eduardo Kamavinga dhe Tçuameni kanë udhëtuar 2,493.18 kilometra për t’u përballur me Gjermaninë në Lion dhe Kilin në Marsejë. I pari luajti gjysmë ore kundër Gjermanisë dhe 43 minuta kundër Kilit, duke përfshirë një frikë në kyçin e këmbës. Tçuameni nga ana e tij luajti 73 minuta në miqësoren e parë dhe 90 minuta kundër Kilit. Për fatin e Realit, lojtarëve nga Amerika e Jugut (Vinicius, Rodrigo, Valverde) nuk iu desh të kapërcenin oqeanin, duke i bërë një nder jo të vogël trajnerit Ançeloti.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al